VIDEO/ Vllaznia perfekte e Martinit i tregon forcën Bylisit në Kupë, fiton sërish me rezultat minimal dhe pa pësuar gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2026 | 23:52

VIDEO/ Vllaznia perfekte e Martinit i tregon forcën Bylisit në Kupë, fiton sërish me rezultat minimal dhe pa pësuar gol

Vllaznia ka mposhtur Bylisin me rezultatin 0-1 në Ballsh. Kjo ishte ndeshja e parë e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Fatin e takimit e vendosi Kastrati nga penalltia në pjesën e parë, ndërsa ishte Bismark që e fitoi.

bandicam 2026-02-10 13-33-58-563

Trajneri Martini preferoi të luante pa lojtarë titullarë si Mala, Krymi, Gurishta, Pohls, Jago dhe Balaj. Kështu u ruajtën për ndeshjen e kampionatit me Elbasanin. Josa preferoi po ashtu rotacionin, por pa arritur te rezultati pozitiv.

Ndeshja nuk pati ritëm, ndërsa kuqeblutë u treguan të kujdesshëm. Vllaznia e ka fitoren e tetë radhazi, nëse përfshihen ndeshjet e kampionatit dhe Kupës. Shtatë prej tyre janë luajtur këtë vit ku Vllaznia e Martinit po tregohet perfekte.

Kjo pasi Pohls dhe Jukaj e kanë mbajtur portën e paprekur me ndihmën e pjesës tjetër të ekipit. Në shtatë fitoret e vitit 2026, bie në sy se vetëm një takim është fituar 2 me 0. Te pjesa tjetër ka mjaftuar rezultati minimal 1 me 0.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

BYLIS 0-1 VLLAZNIA

28′(p) Kastrati

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet ndeshja, Vllaznia fiton 0 me 1 në transfertë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ Largohet Kastrati dhe aktivizohet Dros, i cili prej katër muajsh nuk shfaqej në fushë për Vllazninë.

82′ Marku godet lehtë me kokë. Topi vendoset në kontrollin e portierit Jukaj.

81′ Bylisi shfaqet rrezikshëm në zonën e Vllaznisë. Ia del të fitojë goditje këndi. (VIDEO)

77′ Abdullahi largohet nga Bylisi dhe në fushë futet Olavio. Melos Bajrami i lë vendin Pusit te Vllaznia.

76′ Ozols pret goditjen e drejtpërdrejt të Qatos nga distanca. (VIDEO)

73′ Asnjë goditje drejt portës apo jashtë saj në 20 minutat e fundit.

64′ Dy ndryshime te Vllaznia. Largohen Bismark dhe Hakaj. Aktivizohen Kuro dhe Ara.

61′ Kastro i lë vendin Përgjonit te Bylisi.

55′ Stoilov ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi për faullin ndaj Muratajt.

53′ Bajrami godet me kokë pas harkimit nga këndorja. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

51′ Usman provon te Bylisi. Topi kontrollohet nga Jukaj. (VIDEO)

47′ Tension në fushën e blertë. Bismark dhe Marku ndëshkohen me karton të verdhë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë në Ballsh. Sanogo, Ofori dhe Fokam i lënë vendin Usman, Stoilov dhe Do Karmos. Martini largon Tafilin dhe aktivizon Muratajn te Vllaznia.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Bylis 0-1 Vllaznia.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Dodaj humbet rast të artë për gol. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë. (VIDEO)

44′ Prekje topi me dorë nga Sala në zonën e Vllaznisë. Gjyqtari Dishani i vendosur, nuk akordon penallti për Bylisin. Protesta nga ekipi i Josës. (VIDEO) + (VIDEO)

38′ Sfida vijon pa raste të tjera. Mungon fantazia në metrat e fundit.

26′-28′ GOOOL! Bylis 0-1 Vllaznia/ Bismark fiton penallti në duelin me kapitenin Marku. Kastrati e merr përsipër dhe nuk gabon nga pika e bardhë. (VIDEO)

23′ Sala merr ndihmën e stafit mjekësor dhe është i gatshëm të vazhdojë.

18′ Këtë herë është radha e Bylisit që të tentojë nga distanca. Jukaj kontrollon pa problem goditjen e lehtë të Rabiu. (VIDEO)

16′ Ozols kontrollon goditjen e Qatos nga jashtë zone. Vllaznia provon të shfaqet kërkuese. (VIDEO)

11′-12′ Penallti në favor të Bylisit. Jukaj e shkakton ndaj Sanogos. Vendimi ndryshon nga VAR, që e konsideron pozicion të parregullt. (VIDEO)

bandicam 2026-02-10 13-45-58-236

1′ Nis ndeshja në Ballsh.

FORMACIONET ZYRTARE

Bylis: Ozols; Abdullahi, Adeduro, Kamara, Dimov, Kastro, Kampula, Ofori, Marku, Fokam, Sanogo

Trajner: Mirel Josa

Vllaznia: Jukaj; Gjini, Çelikoviç, Bajrami, Hakaj, Qato, Sala, Tafili, Kastrati, Dodaj, Bismark

Trajner: Edi Marini

PANORAMASPORT.AL