VIDEO/ Vllaznia i jep tjetër leksion Dinamos, e mund në kryeqytet në ndeshjen “pa drita” dhe kthehet pretendente për titullin
Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt si Dinamo, duke triumfuar me shifrat 2-0 në një sfidë të pazakontë në kryeqytet.

Ishte një sfidë e pazakontë pasi pat një pushim shumë më të gjatë se zakonisht për shkak të problemeve me energjinë elektrike në pushimin e ndeshjes. Gjithsesi, në të dy pjesët, ishte Vllaznia e cila ishte më e qartë në krijimin e rasteve.
Shkodranët shënuan nga një gol në secilën pjesë dhe morën një fitore të merituar përballë rivalëve direkt të Dinamos e cila vazhdoi të shfaqte problemet që ka në fazën sulmuese në këtë moment të sezonit.
DINAMO-VLLAZNIA 0-2
32′ (p) Balaj, 85′ Kallaku
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Vllaznisë.
90′ Jepen 7 minuta shtesë.
89’ Xhejms, H. Berisha dhe Ferruku hyjnë në fushë në vend të Nani, Guindo dhe Meksit në radhët e Dinamos. Sala aktivizohet në vend të Kallakut te Vllaznia.
86’ I kuq për trajnerin Martini për festimin e tij.
85’ GOOOL VLLAZNIA! Tjetër zbritje e shpejtë e shkodranëve, e cila këtë radhë finalizohet në mënyrë perfekte nga Kallaku. (VIDEO)
81’ Vllaznia shpërdoron mundësinë për të mbyllur ndeshjen pas një kundërsulmi të Kastratit e Muratajt, të cilët nuk ia dalin të shënojnë të vetëm përballë Teqjes. (VIDEO)
80’ Ismaili merr vendin e lojtarit te dinamovitët.
78’ Probl;eme për Lorran i cili nuk mund të vazhdojë dhe lë fushën e lojës.
75’ Dinamovitët protestojnë duke kërkuar penallti për një ndërhyrje ndaj Bregut, por Jorgji bën shenjë që nuk ka asgjë dhe vazhdon lojën. (VIDEO)
74’ Dita harkon për B. Berishën i cili me kokë çon topin në duart e Pohls. (VIDEO)
71’ Nani ndëshkohet me të verdhë për protesta pas një faulli ndaj Kallakut.
70’ B. Berisha merr vendin e Vilës në radhët e Dinamos. Martini përgjigjet me Qaton në vend të Malës.
66’ Jago merr fundoren në të majtën, harkimi i tij ndalet nga Teqja i vëmendshëm.
61’ Shkodranët shënojnë me anë të Gjinit pas zhvillimit të një goditje këndi, por Jorgji anulon gjithçka duke akorduar faull në sulm të Çelikoviç gjatë aksionit. (VIDEO)
58’ Jago shfaqet në pozicion në të majtën, lëshon një predhë që ndalet vetëm nga shtylla e portës së Teqjes. (VIDEO)
52’ Bismark lë fushën i dëmtuar dhe është Murataj ai i cili merr vendin e sulmuesit në radhët e Vllaznisë.
49’ Kastrati ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.
46’ Goditje radhazi të dinamovitëve, por sfera nuk kalon dot mes mbrojtësve të Vllaznisë.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.
Ora 21:10 – Gjyqtari Jorgji u bën shenjë lojtarëve të bëhen gati për të rifilluar ndeshjen.
Ora 21:01 – Ekipet vazhdojnë nxemjen duke u bërë gati për rifillimin e duelit pasi problemet me energjinë elektrike në stadium kanë kaluar dhe gjithçka duket gati për pjesën e dytë. (VIDEO)
Ora 20:58 – Rikthehet energjia elektrike në stadium, skuadrat dalin për të bërë një nxemje të shkurtër. (VIDEO)
Ora 20:52 – Vazhdon errësira, e cila raportohet se është pasojë e një problemi në zonën rrotull stadiumit “Air Albania”. (VIDEO)
Ora 20:45 – Skuadrat vazhdojnë të jenë në dhomat e zhveshjeve prej më shumë se 25 minutash dhe nuk kanë dalë as të bëjnë ndonjë nxemje të shkurtër për rifillimin e takimit.
Ora 20:40 – Projektorët e stadiumit “Air Albania” janë fikur që pasi skuadrat hynë në dhomat e zhveshjeve për pushimin e ndeshjes dhe nuk janë rindezur ende, duke shtyrë rifillimin e takimit. (VIDEO)
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Vllaznisë.
45’+1’ Kastrati nga e djathta nis një harkim në shtyllën e dytë për Kallakun i cili gjuan fluturimthi por ka një kontakt të gabuar me topin dhe nuk rrezikon dot portën e Teqjes. (VIDEO)
45′ Jepen 2 minuta shtesë.
42’ Një aksioni i rrjedhshëm i bluve çon në gjuajtjen nga distanca të Meksit, e cila është qendrore dhe nuk shqetëson shumë Pohls. (VIDEO)
39’ Shkodranët janë përsëri më të qartë në aksionet e tyre, teksa Kallaku nxjerr Jagon në të majtën, por harkimi i këtij të fundit nuk gjen askënd.
32’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon Balaj me penallti. (VIDEO)
30’ Penallti për Vllazninë, Jorgji bën shenjë nga pika e bardhë pas rrëzimit në zonë të Bismark pas një përplasje me Teikseira. (VIDEO)
22’ Përsëri një harkim nga e djathta e sulmit shkodran në zonë për Bismark i cili gjuan me kokë pa gjetur portën e Teqjes. (VIDEO)
20’ Nani provon të gjejë shokët në zonë me një pasim nga e djathta, mbrojtja largon rrezikun.
17’ Kastrati harkon në zonë nga e djathta për Balajn, i cili nuk arrin të ndalë topin dhe e shoqëron në fundore.
13’ Vllaznia ka më shumë kontrollin e lojës duke kërkuar vazhdimisht hapësira për të rrezikuar portën e Teqjes.
8’ Harkim i Bregut në zonë në një goditje dënimi, sfera largohet nga mbrojtja.
6’ Meksi i dhuron topin Jagos i cili afrohet në kufijtë e zonës dhe gjuan, duke gjetur vetëm pjesën e jashtme të shtyllës së portës së mbrojtur nga Teqja. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
Dinamo: Teqja; Meksi, Teikseira, Dita, Lorran, Gudiabi, Qardaku, Vila, Nani, Guindo, Bregu
Trajner: Ilir Daja
Vllaznia: Pohls; Jago, Gjini, Çelikoviç, Gurishta, Krymi, Kallaku, Kastrati, Bismark, Balaj, Mala
Trajner: Edi Martini
PANORAMASPORT.AL













