VIDEO/ Tirana merr fitoren më të rëndësishme ndaj Flamurtarit, kuqezinjtë “qajnë” pretendimet për penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2026 | 23:58

VIDEO/ Tirana merr fitoren më të rëndësishme ndaj Flamurtarit, kuqezinjtë “qajnë” pretendimet për penallti

Tirana ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo ishte edhe fitorja më e rëndësishme deri tani për bardheblutë, që tashmë janë vetëm 2 pikë larg zonës “play out”.

bandicam 2026-01-25 15-23-43-730

Bardheblutë e Ardijan Nuhijut iu falën golit të Mysloviç në minutën e 76-të, që dërgoi topin në rrjetë për 3 pikë të arta. Kuqezinjtë si rivalë për mbijetesën ndodhen vetëm 1 pikë larg

Ekipi i Morieros nuk pati vetëm një pretendim për penallti. Gjyqtari Myrtja në fushë Jorgji në VAR konsideruan çdo gjë të rregullt në zonën e Tiranës. Kështu Flamurtari largohet me humbje nga Tirana.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

TIRANA 1-0 FLAMURTARI

76′ Mysloviç

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja, Tirana fiton 1 me 0.

90+4′ Marku nuk e dërgon topin në rrjetë pas goditjes potente nga distanca. (VIDEO)

90+1′ Burard ndëshkohet me karton të verdhë te Flamurtari.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Xhixha i lë vendin Tares te Tirana.

83′ Tjetër pretendim për penallti te Flamurtari. Çdo gjë konsiderohet e rregullt nga gjyqtari Myrtja dhe Jorgji në VAR. (VIDEO)

83′ Lushaj dhe Pjeshka marrin vendin e Diavara dhe Skuadrones te Flamurtari.

76′ GOOOL! Tirana 1-0 Flamurtari/ Mysloviç kalon në avantazh bardheblutë pas pasimit të Voglit. Festë e madhe nga tifozët dhe lojtarët, ndërsa dedikimi shkon për Irina Alvarez, vajza e Fredi Alvares që u nda dje nga jeta. (VIDEO)

bandicam 2026-01-25 15-05-20-875

75′ Mysloviç humbet rastin e artë për golin e avantazhit te Tirana. (VIDEO)

68′ Burard merr vendin e Leo Melos, që dëmtohet në debutim.

66′ Tafas pret goditjen e Leo Melos nga distanca, më pas është Bolzan që rrëzohet në zonën e Tiranës. Gjithçka e rregullt. (VIDEO)

58′ Tabeku nuk shfrytëzon si duhet një mundësi kundërsulmi te Tirana.

56′ Herald Marku nga ana tjetër bën të njëjtën gjë nga distanca. Portieri Tafas pret goditjen qëndrore. (VIDEO)

56′ Vera provon me një goditje nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë.

55′ Oshafi i lë vendin Bolzan, debuton edhe Leo Melo te Flamurtari duke marrë vendin e Ramanit.

53′ Shtylla ndal Oshafin te Flamurtari. Bardheblutë janë me fat. (VIDEO)

49′ Çantakias i tremb të gjithë te Flamurtari duke ndjerë dhimbje të shumta. Merr ndihmën e stafit mjekësor dhe vijon normalisht ndeshjen. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Diar Halili merr vendin e Markut te Tirana.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Tirana 0-0 Flamurtari.

45+1′ Maksuti futet rrezikshëm në zonën e Tiranës. Topi devijohet në këndore. (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

41′ Fillimisht u sinjalizua për zëvendësim të detyruar të Markut te Tirana. Më pas u vendos për të vijuar sërish me të në fushë.

36′ Herald Marku provon me një goditje nga brenda zone. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

34′ Urbaez ndëshkohet me karton të verdhë te Flamurtari.

31′ Diavara nuk godet si duhet me kokë pas krosimit të Ramanit te Flamurtari. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

28′ Pretendime për penallti te Flamurtari. Maksuti rrëzohet në zonë duke reklamuar goditje nga Vera. Gjyqtari dhe VAR e konsiderojnë të rregullt. (VIDEO)

27′ Xhixha ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.

24′ Goditja e Xhixhës përfundon mbi traun e portës, pas pasimit të Voglit. Më pas sinjalizohet për pozicion jashtë loje.

21′ Deri tani janë bardheblutë më kërkues dhe të rrezikshëm. Flamurtari mbrohet mirë.

19′ Ernest largohet i dëmtuar nga Tirana. Vendin e tij e merr Falaje.

12′ Ernest humbet rastin e artë ndërsa Aleksovski shpëton Flamurtarin.

1′ Nis ndeshja në stadiumin “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Tafas; Vera, Kresiç, Lleshi, Ndong, Vogli, Henri Marku, Mysloviç, Tabeku, Xhixha, Ernest

Trajner: Ardijan Nuhiju

Flamurtari: Aleksovski; Skuadrone, Veiga, Urbaez, Trashi, Herald Marku, Diavara, Çantakias, Oshafi, Maksuti, Ramani

Trajner: Françesko Moriero

Screenshot 2026-01-25 130319

PANORAMASPORT.AL