VIDEO/ Tension tek “Arena e Demave”, tifozët e Elbasanit godasin lojtarin e Partizanit pas golit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 18:09

VIDEO/ Tension tek “Arena e Demave”, tifozët e Elbasanit godasin lojtarin e Partizanit pas golit

Sfida mes Partizanit dhe Elbasanit ka prodhuar tension në minutën e 65-të. Ishte pikërisht ky moment, që solli përmbysjen e rezultatin në favor të “demave”. Vusal Isgandarli dërgoi topin në rrjetë, ndërsa më pas ekipet iu drejtuan mesit të fushës për të rifilluar ndeshjen.

bandicam 2026-01-31 18-01-48-463

Ky ishte pikërisht momenti, kur në “RTSH” u raportua se është goditur Isgandarli nga tifozët e Partizanit. Një episod që erdhi nga tribuna VIP.

Isgandarli mori ndihmën e stafit mjekësor, ndërsa vetëm pak më vonë u zëvendësua. Ndeshja ndërkoh= është e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.

Momenti i tensionit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL