VIDEO/ Telashe para Serbisë, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet dhe del i dëshpëruar nga fusha e lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2025 | 23:05

VIDEO/ Telashe para Serbisë, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet dhe del i dëshpëruar nga fusha e lojës

Marash Kumbulla është pafat. Mbrojtësi i Kombëtares është dëmtuar sot, në ndeshjen që Majorka po luante me Atletiko Madrid.

bandicam 2025-09-21 16-59-53-954

Kumbulla la fushën e lojës në minutën e 36-të të sfidës në kampionatin spanjoll. Moment delikat për mbrojtësin, vetëm pak javë para sfidës vendimtare me Serbinë në kualifikueset e Botërorit 2026.

25-vjeçari u huazua te Majorka dhe po rezulton me të vërtetë pafat. Menjëherë fitoi vendin e titullarit në La Liga ku spikati në sezonin e kaluar me Espanjolin, por tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit.

Dëmtimi i Marash Kumbullës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL