VIDEO/ Sot në 13:30 luhet Egnatia-Partizani, shikoni si duket stadiumi i Rrogozhinës me sistem ndriçimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2025 | 10:19

VIDEO/ Sot në 13:30 luhet Egnatia-Partizani, shikoni si duket stadiumi i Rrogozhinës me sistem ndriçimi

Sot në orën 13:30, Egnatia do të presë Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superiore.SDFGG“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje nga stadiumi “Arena Egnatia” i cili tashmë ka sistem ndriçimi. (VIDEO)

Dje janë provuar dritat dhe shumë shpejt do të luhen ndeshje në mbrëmje. Ishte parashikuar të luhej edhe sot me Partizanin por nuk u arrit të bëhej në kohë kolaudimi i sistemit të ndriçimit.

Gjithashtu kanë siguruar edhe një gjenerator për të siguruar gjithçka nëse do të ketë probleme me dritat.

PANORAMASPORT.AL