VIDEO/ Skandal me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të! Ndodh gjithçka mes Flamurtarit dhe Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2025 | 23:58

VIDEO/ Skandal me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të! Ndodh gjithçka mes Flamurtarit dhe Teutës

Flamurtari dhe Teuta kanë dhuruar një barazim 2-2 dramatik mes tyre në Vlorë, por në një ndeshje të shënuar nga një akt i rëndë dhune, pasi tifozët vendas hynë në fushë për të goditur lojtarët durrsakë.

bandicam 2025-12-19 21-51-29-235

Durrsakët ishin më të kujdesshëm në pjesën e parë, ku ia dolën të ndalnin vrullin e vendasve dhe të gjenin avantazhin me Boçin. Por në të dytën ndodhi një akt i rëndë që ndryshoi gjithçka, pasi pas një zënke mes lojtarëve, nga tribuna hynë në fushë edhe tifozë vendas për të marrë pjesë në përleshje.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe policia u desh të boshatiste gjithë tribunë ballore për të vijuar minutat e mbetura.

Pas saj, ishte Flamurtari i cili shënoi dy herë dhe dukej se kishte siguruar fitoren me përmbysje. Por në mënyrë të papritur, pikërisht në minutën e 97, erdhi goli i Jazxhi i cili vulosi një barazim dramatik 2-2.

FLAMURTARI-TEUTA 2-2
78′ Çantakias, 90′ Oshafi / 21′ Boçi, 90’+7′ Jazxhi

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.

90’+7’ GOOOL TEUTA! Pas një goditje dënimi, topi shkon te Jazxhi në shtyllën e dytë ku ai kthen sferën në portë dhe gjen barazimin. (VIDEO)

90’+6’ Maksuti i lë vendin Jankut te Flamurtari.

90’+5’ Maksuti niset i vetëm në kundërsulm, por nuk ia del të gjejë portën me gjuajtjen e tij. (VIDEO)

90’+3’ Burard i lë vendin në fushë Ramanit në radhët e Flamurtarit.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ GOOOL FLAMURTARI! Një aksion i Maksutit nga e majta sjell pasimi për Oshafin i cili nuk gabon duke përmbysur rezultatin. (VIDEO)

89’ Toli dhe Oliveira i bëjnë vend Çyrbjes dhe Zhoel në radhët e Teutës.

85’ Toli ekzekuton një goditje dënimi shumë të rrezikshme që devijohet në këndore nga Aleksovski. (VIDEO)

84’ Përsëri momente tensioni, këtë herë për përplasje të Skuadrones me Vilën.

81’ Vila merr vendin e Fadairos në radhët e Teutës.

78’ GOOOL FLAMURTARI! Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, Çantakias me kokë gjen golin e barazimit. (VIDEO)

77’ Oliveira pason në mënyrë të shkëlqyer për Fadairo i cili rrotullohet dhe gjuan, por gjen Aleksovskin në pozicion. (VIDEO)

75’ Nunjez tregohet vendimtar duke bllokuar Boçin i cili ishte i vetëm në zonë në të majtën dhe po përgatitej të gjuante.

71’ Fadairo nga e djathta pason në qendër, topi kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga shokët e skuadrës.

69’ Rifillon ndeshja me vlonjatët të cilët shfaqen menjëherë rrezikshëm me Oshafin, i cili gjen një përgjigje të shkëlqyer të Selmanit, për t’u sinjalizuar më pas në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

Ora 21:23 – Gjyqtari sinjalizon rifillimin e ndeshjes për të luajtur minutat e mbetura të sfidës.

Ora 21:20 – Skuadrat ndërkohë vazhdojnë nxemjen për të qenë gati për rifillimin e takimit.

bandicam 2025-12-19 21-19-15-277

Ora 21:19 – Vazhdon zbrazja e tribunave, ndërsa gjyqtari Eldorian Hamiti ka dalë nga dhomat e zhveshjeve për të parë progresin e daljes së tifozëve.

Ora 21:12 – Kërkohet boshatisja e plotë e tribunës për të bërë të mundur rifillimin e takimit. (VIDEO)

Ora 21:10 – Disa nga tifozët e Flamurtarit nisin të largohen nga tribuna ballore.

bandicam 2025-12-19 21-10-30-391

Ora 21:07 – Gjyqtarët futen në dhomat e zhveshjeve, ndërsa pritet të mësohet vendimi nëse do luhet më apo jo.

Ora 21:05 – Ndeshja është e ndalur pasi është vendosur rendi, por lojtarët e Teutës janë të gjithë në pankinën e tyre.

69’ Plas grushti në fushë mes lojtarëve dhe pastaj futen edhe tifozë të cilët përleshen me lojtarët e Teutës. Gjyqtari shkon të ndalë lojtarët por krijohet kaos dhe në fushë futen edhe stafi i durrsakëve, por edhe forcat e policisë që mundohen të gjejnë fajtorët. (VIDEO)

66’ Jazxhi dhe Beshiraj hyjnë në fushë në vend të Votlait dhe Arifit në radhët e Teutës.

65’ Karton i verdhë edhe për Burard.

62’ Diavara dhe Murataj i lënë vendin në fushë Markut dhe Oshafit në radhët e Flamurtarit.

61’ Oliveira rrëzohet pas një dueli në zonë me Nunjesh, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

60’ Protesta të shumta të vlonjatëve për faulle radhazi të Votlait i cili nuk ndëshkohet me të verdhë.

58’ Karton i verdhë për Nunjesh të Flamurtarit.

51’ Përplasje kokë më kokë në zonën e Teutës, gjyqtari jep faull në sulm në dëm të Maksutit mes protestave të vendasve. (VIDEO)

50’ Oliveira harkon një goditje dënimi nga e majta, sfera shkon direkt në duart e Aleksovskit.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Teutës.

45’+2’ Trashi është vendimtar pasi me ndërhyrjen e tij ndal Fadairon të nisur në kundërsulm drejt portës.

45’+1’ Ndëshkohet edhe Kotobelli me karton të verdhë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Edhe Votlai ndëshkohet me karton të verdhë.

41’ Një goditje këndi e harkuar në zonë nga vlonjatët gjen Diavara, i cili gjuan me kokë shumë lart mbi traversë.

39’ Murataj përfiton nga një vendosje e gabuar e Kotobellit për të dalë në të djathtën, harkimi i tij në kërkim të Burard nuk ka shënjestrën e duhur.

38’ Maksuti ndëshkohet me të verdhë për një faull në sulm.

37’ Harkimi në zonë sjell një goditje me kokë të Arifit, por sfera shkon mbi traversë.

36’ Kundërsulm i rrezikshëm i durrsakëve, Veiga ndal në mënyrë të parregullt Oliveira dhe ndëshkohet me të verdhë. (VIDEO)

34’ Tentativa radhazi të Flamurtarit, por topi bllokohet nga mbrojtësit e skuadrës durrsake që është kthyer mbrapa në këto minuta.

29’ Pas goditjes nga këndi, topi shkon te Çantakias, i cili i vetëm në shtyllën e dytë, çon sferën jashtë. (VIDEO)

28’ Një harkim i Trashit nga e majta shkon në shtyllën e parë drejt Maksutit, duke detyruar vendasit të dhurojnë një goditje këndi. (VIDEO)

21’ GOOOL TEUTA! Boçi merr një top të gjatë në qendër, i rrethuar nga mbrojtësit tenton një parabolë dhe ia del duke kaluar topin mbi portierin. (VIDEO)

20’ Rast i shkëlqyer për Flamurtarin, kur pas një goditje dënimi një gjuajtje me kokë e Skuadrones vë në provë reflekset e Selmanit. (VIDEO)

15’ Fadairo gjen mirë Arifin, por gjuajtja e këtij të fundit është qendrore dhe e lehtë për portierin Aleksovski.

13’ Goditje dënimi ballore e Trashit, sfera ndalet me dorë në murin mbrojtës dhe i siguron afrimin disa metra të goditjes së radhës për vlonjatët. Trashi ekzekuton këtë herë duke çuar topin në portë, por duke gjetur Selmanin e vëmendshëm. (VIDEO)

8’ Murataj fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare, por pastaj gabon pasimin e fundit para zonës.

6’ Shumë duele në mesfushë në pjesën e parë me skuadrat që nuk gjejnë hapësira për të rrezikuar.

1’ Nis dueli në Vlorë.

FORMACIONET ZYRTARE

FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Çantakias, Veiga, Trashi, Murataj, Nunjesh, Diavara, Todoroski, Maksuti, Burard.
TRAJNER: Françesko Moriero

TEUTA: Selmani, Zhongo, Përgjoni, Kotobelli, Toli, Votlai, Maçolli, Boçi, Fadairo, Olivera, Arifi.
TRAJNER: Enkeleid Dobi

PANORAMASPORT.AL