VIDEO/ Situata e pazakontë në “Air Albania”, ikën dritat në pushimin e sfidës mes Dinamos dhe Vllaznisë dhe u vonua rifillimi i lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2026 | 21:23

VIDEO/ Situata e pazakontë në “Air Albania”, ikën dritat në pushimin e sfidës mes Dinamos dhe Vllaznisë dhe u vonua rifillimi i lojës

Pushimi i ndeshjes mes Dinamos dhe Vllaznisë ka zgjatur më shumë se sa zakonisht, për shkak të një problemi me energjinë elektrike në stadiumin “Air Albania” ku zhvillohej ndeshja.

sdffdsfsdfsdfsdsfdsfd

Pasi të dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për pushimin e sfidës, në impiant u fikën projektorët kryesorë, ata që mbulojnë fushën e lojës.

(VIDEO)

Kjo bëri që futbollistët rezervë të ekipeve të zhvillonin ndeshjen në errësirë, pasi mungonte ndriçimi normal për të bërë një gjë të tillë, ndërsa u vonua edhe fillimi i pjesës së dytë të takimit.

Problemi nuk kufizohej me stadiumin pasi ishte i përhapur edhe në zonën rreth tij.

(VIDEO)

Skuadrat qëndruan rreth 30 minuta në dhomat e zhveshjeve për shkak të këtij problemi dhe vetëm pasi nisën të ndizeshin dritat e projektorëve, u shfaqen në fushë për të bërë nxemje.

(VIDEO)  (VIDEO)

Si rrjedhojë e këtij problemi të pazakontë, takimi rifilloi pas rreth 50 minutash ndërprerje, kur Jorgji dekretoi startin e pjesës së dytë.

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL