Postuar: Maj 5, 2025 | 15:30
VIDEO/ Sharje, të shtyra dhe shumë policë. Shihni çfarë ndodhi gjatë sherrit mes drejtuesve të Vllaznisë dhe Dinamos pas ndeshjes
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Arenën Kombëtare” u mbyll mes kaosit, pasi ka pasur përplasje të forta në ambientet e brendshme të stadiumit.
Në videon e publikuar nga “Shkodra Sport” shfaqen disa momente të tensionit në tunelin mes dhomave të zhveshjeve. Aty shihen drejtuesit e dy skuadrave teksa përplasen dhe dëgjohen të shara ndërkohë që ndërhyjnë një numër i madh policësh për të qetësuar situatën dhe për të ndarë stafet e të dyja skuadrave.
PANORAMASPORT.AL













