VIDEO/ Rrezikohet fillimi i ndeshjes! Plas para Elbasani-Tirana, regjistrohen episode të dhunshme nga tifozeritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2026 | 15:38

VIDEO/ Rrezikohet fillimi i ndeshjes! Plas para Elbasani-Tirana, regjistrohen episode të dhunshme nga tifozeritë

Elbasani pret Tiranën në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa episode të dhunshme janë regjistruar para fillimit të sfidës. Ky takim vlen për javën e fundit të Abissnet Superiore, ndërsa rrezikohet fillimi i ndeshjes. 

Screenshot 2026-05-10 153835

Gazetari Fatmir Popja ka raportuar trazirat para fillimit të ndeshjes. Sipas informacioneve paraprake, një grup tifozësh nga kryeqyteti janë përfshirë në akte dhune dhe përplasje pranë ambienteve të stadiumit, duke krijuar momente paniku dhe tensioni mes tifozërive.

Në zonë kanë ndërhyrë forca të shumta policie për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e incidenteve.

Pamje nga përplasjet: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL