VIDEO/ Priti dy penallti dhe u largua nga fusha me ambulancë, tifozët në Vlorë duartrokasin portierin e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2026 | 23:42

VIDEO/ Priti dy penallti dhe u largua nga fusha me ambulancë, tifozët në Vlorë duartrokasin portierin e Elbasanit

Portieri i Janaçek ishte heroi i Elbasanit, në duelin ndaj Flamurtarit, ku skuadra e Gvozdenoviç triumfoi me rezultatin 1 me 2. Gardiani çek i priti dy herë penalltinë Herald Markut, ndërkohë që në minutën e 77-të, u largua nga fusha me ambulancë, pas një dëmtimi të rëndë në shpatull.

MixCollage-14-Mar-2026-11-40-PM-4966

Në këtë moment pavarësisht rivalitetit të nxehtë në fushën e lojës, disa prej tifozëve të pranishëm në stadiumin “Flamurtari”, nuk kanë nguruar ta duartrokasin portierin e Elbasanit teksa po largohej nga stadiumi me ambulancë.

Shikoni pamjet: VIDEO

PANORAMASPORT.AL