VIDEO/ Premtimi i guximshëm, sulmuesi i Bosnjës do të ofrojë… 300 mijë euro birra
Ermedin Demiroviç bëri një premtim të guximshëm dhe tashmë i duhet ta mbajë. Sulmuesi i Bosnjës, u tregua i gatshëm të ofrojë një birrë për të gjithë publikun e pranishëm në stadiumin e Shtutgartit, nëse kombëtarja e tij shkonte në Botëror.

“Nëse arrijmë të kualifikohemi, betohem: do t’i ofroj për të pirë të gjithë Shtutgartit. Pijet do të jenë me shpenzimet e mia për të gjithë tifozët. Do të ishte çmenduri totale”.
Sa do t’i kushtojë ky premtim Demiroviçit? Sipas llogarive, sulmuesi duhet të shpenzojë rreth 300 mijë euro për t’u ofruar birrë të gjithë të pranishmëve në MHPArena të Shtutgartit. Duke marrë parasysh se mesatarja e spektatorëve është rreth 60 mijë dhe se një gotë birrë kushton rreth 5 euro, shifra duhet të jetë pikërisht 300 mijë euro.
😅 İtalya ile oynanan maç öncesinde “Dünya Kupası’na gidersek tüm Stuttgart stadında bira ısmarlayacağım” diyen Demirović, galibiyet sonrası konuştu:
🗣️ “Bir tur benden. Erkek adam sözünün arkasında durur. Pahalıya patlayacak ama severek yapacağım”.
— Almanya’dan Futbol (@almanydnfutbol) April 1, 2026
PANORAMASPORT.AL













