VIDEO/ Plas keq mes Ivan Balliut dhe trajnerit në Spanjë! Lojtarët ndërhyjnë për t’i ndarë, tekniku merr vendimin drastik pas fitores në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2025 | 23:56

VIDEO/ Plas keq mes Ivan Balliut dhe trajnerit në Spanjë! Lojtarët ndërhyjnë për t’i ndarë, tekniku merr vendimin drastik pas fitores në Europë

Rajo Vajekano u përball dje me Lek Poznan në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Konferencës. Sfida u fitua nga skuadra spanjolle me rezultatin 3-2.

Screenshot 2025-11-07 135945

Nga minuta e 55-të u aktivizua Ivan Balliu. Mbrojtësi i Kombëtares u zëvendësua në kuadër të katër ndërrimeve, që u kryen nga trajneri Inigo Perez.

Pastaj pasoi edhe përmbysja e madhe, nga rezultati 0-2 që regjistrohej në favor të miqve. Pas ndeshje u fol për përplasjen në pankinë të Ivan Balliut me Inigo Perez. Ky i fundit u shfaq mjaft i tensionuar gjatë kësaj kohe dhe u nevojit ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Gjithçka duket se nisi në Spanjë pas disa fjalëve të shkëmbyera gjatë zëvendësimit. Më pas trajneri 37-vjeçar nuk doli as në konferencë, pavarësisht fitores. Kështu u pa të largohej nga stadiumi drejt makinës së tij, ndërsa klubi e justifikoi duke thënë se nuk ndihej mirë.

Balliu ndërkohë do të jetë pas kësaj jave në dispozicion të Kombëtares. Silvinjo e ka bërë pjesë të listës që kërkon të shkruajë historinë.

Përplasja e Balliut me Inigo Perez: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL