VIDEO/ Përleshje masive, plas dhuna në finalen e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2025 | 0:17

VIDEO/ Përleshje masive, plas dhuna në finalen e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçarët

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Një përplasje fizike masive u regjistrua në finalen e Kupës së Shqipërisë, mes 19-vjeçarëve të Tiranës dhe bashkëmoshatarëve të Teutës, në duelin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” prej orës 19:00. 

MixCollage-14-May-2025-09-56-PM-3566

Skuadra durrsake, arriti të triumfonte me rezultatin 1-2, teksa futbollistët e të dyja skuadrave nuk janë përmbajtur në fundin e sfidës, duke prodhuar skena të shëmtuara dhune. 

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje nga ky sherr masiv, ku përvecc futbollistëve, nga pamjet duket qartë që janë përfshirë edhe pjestarë të stafit si dhe tifozët.  

Për sa i përket golave, te Teuta realizoi dopietë Devit Dermiçani në minutat 57 dhe 88, ndërkohë që golin e vetëm për Tiranën e shënoi Valentin Përgjoni në minutën 90+3. 

Skuadra e Tiranës drejtohet nga Gazmen Xhepa, ndërsa Teuta nga Xhevair Kapllani.  

SHIKO VIDEON E SHERRIT

PANORAMASPORT.AL