VIDEO/ Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë, Partizani i jep lamtumirën Europës me pengje të mëdha
Partizani është skuadra e parë e Superiores që e ka mbyllur me Europën për këtë edicion. Të kuqtë u eliminuan nga Nome Kalju në Ligën e Konferencës pas humbjes në shtëpi në ndeshjen e kthimit me shifrat 1-0 pas kohëve shtesë.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, pritej një sfidë më e guximshme nga të kuqtë, të cilët diktuan ritmin dhe krijuan disa raste për shënim, por nuk ia dolën të tundin rrjetën përballë miqve që vetëm mbroheshin. Rastin më të pastër e humbi Skuka, duke shpërdoruar një penallti në pjesën e dytë që mund të afronte kualifikimin.
Kjo bëri që ndesha të shkonte në kohët shtesë dhe siç ndodh zakonisht, skuadra mike me rastin e parë të mirëfilltë, ndëshkoi të kuqtë. Përpjekjet e dëshpëruara të minutave të fundit nuk sollën rezultat e kësisoj, Partizani i dha lamtumirën Europës që në turin e parë të Ligës së Konferencës, përballë një kundërshtari që dukej plotësisht i kalueshëm.
PARTIZANI-NOME KALJU 0-1
104′ Ivanov
NGJARJET KRYESORE
120’+2’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Nome Kalju.
120’+1’ Skuka ka mundësinë të gjuaje në portë, por çon sferën ne duart e portierit.
120’ Jepet një minutë shtesë.
120’ Karton i verdhë për Malajn pas një faulli i kthyer në mbrojtje.
118’ Martinez kroson në zonë ku Gudjufi gjuan me kokë në mënyrë tërësisht të gabuar.
115’ Pas një harkimi në zonë në vijimin e një goditje këndi, ka rrëmujë para portës mike, por gjyqtari ndal lojën për faull. (VIDEO)
113’ Manilan i lë vendin në fushë Xhabir në radhët e Kalju.
113’ Malaj hyn në zonë nga e djathta, gjuajtja e tij nuk gjen portën e skuadrës mike. (VIDEO)
109’ Atanaskoski ndëshkohet me karton të verdhë.
107’ Ka edhe pak tension tashmë në fushë me xixa mes Qirkos dhe një prej futbollistëve kundërshtarë. (VIDEO)
107’ Astanaskoski merr topin nga e majta, hyn në qendër e pastaj e humb para zonës kundërshtare.
106’ Tarasenikov i lë vendin në fushë Korre në fillimin e kohës së dytë shtesë.
105+2’ Mbyllet shtesa e parë me avantazhin 1-0 për miqtë.
105+1’ Harkime radhazi në zonën e miqve, askush nuk gjuan drejt portës estoneze.
105’ Jepen 2 minuta shtesë.
104’ Dush i ftohtë për të kuqtë! Miqtë me aksionin e parë të rrjedhshëm sulmues, ia dalin të godasin me Ivanov i cili mposht Qirkon. (VIDEO)
101’ Shanaj merr vendin e Mehmetit në radhët e Partizanit.
99’ Probleme për Qirkon i cili shtrihet në fushë dhe kërkon ndihmën e stafit mjekësor. Hioxha bëhet gati në pankinë në rast emergjence, edhe pse titullari duket se do të vazhdojë.
95’ Nuk ka raste të rrezikshme të prodhuara nga skuadrat të cilat thjesht mundohen në këto minuta të largojnë topin nga zona e tyre.
91’ Isgandarli i lë vendin Gudjufit në fillimin e kohës së parë shtesë.
90’+4’ Mbyllet koha e rregullt me barazimin pa gola. Duhen shtesat për të përcaktuar fituesin.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
89’ Patrikejevs gjuan nga jashtë zonës, Qirko pret i qetë pa shumë probleme.
88’ Kask i lë vendin në fushë Nikolajev në radhët e Nome Kalju.
87’ Buxhelaj i lë vendin në fushë Atanaskoskit.
83’ Edhe Musolitin ndëshkohet me të verdhë.
79’ E pabesueshme! Skuka humb penalltinë, pasi gjuajtja e tij pritet nga portieri Pavlov. (VIDEO)
78’ Tambedou dhe Manilan ndëshkohen me të verdhë për protesta.
77’ Penallti për Partizanin! Pas një aksioni në qendër, Skuka pengohet nga Tambedou dhe rrëzohet. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
75’ Sembene ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.
67’ Isgandarli merr topin në të majtën dhe pasi gjen hapësirë, gjuan në portë, duke gjetur portierin në pozicion. (VIDEO)
60’ Përsëri Skuka, këtë radhë në një pozicion ballor, ku tenton portën, por çon sferën mbi traversë. Malaj ishte në pozicion të favorshëm në të djathtën. (VIDEO)
58’ Aksion individual i Skukës i cili përshkon thuajse gjithë fushën dhe në të majtën vë në provë portierin kundërshtar. (VIDEO)
55’ Goditje këndi radhazi për të kuqtë, por ata nuk ia dalin të rrezikojnë portën e estonezëve.
53’ Garsia nuk ia del të vazhdojë më dhe ulet në fushë, Gega e e zëvendëson me Koten.
50’ Aksion i rrezikshëm i skuadrës së Nome Kalju nga e majta e sulmit, pasimi në shtyllën e dytë largohet nga Buxhelaj. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë me një zëvendësim te miqtë, ku Smith i lë vendin Ivanov.
45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
90′ Jepen 1 minutë shtesë.
44’ Skuka insiston në presing te portieri e fiton një rivënie anësore. (VIDEO)
39’ Isgandarli ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj portierit kundërshtar. (VIDEO)
36’ Predhë e Bytyçit i cili tenton supergolin nga distanca, portieri i miqve grushton mbi traversë. (VIDEO)
34’ Garsia nga e djathta hyn në zonë dhe tenton të shënojë me një diagonale në shtyllën e dytë, sfera shkon jashtë. (VIDEO)
28’ Martinez harkon nga e djathta, mbrojtja e estonezëve largon rrezikun.
27’ Sembene humb një top rrezikshëm para zonës, por kundërshtarët nuk ia dalin të përfitojnë për të rrezikuar Qirkon.
20’ Malaj nga e djathta merr fundoren dhe pason për Skukën, i cili nuk ia del të kthejë sferën drejt portës. (VIDEO)
15’ Bytyqi bën gjënë e sigurt duke devijuar në këndore njw harkim nga e djathta e sulmit të miqve.
14’ Një goditje këndi nga e djathta e sulmit gjen Skukën në shtyllën e parë, devijimi i tij kalon mbi traversë.
10’ Një goditje dënimi harkohet rrezikshëm në zonën e Nome Kalju nga e djathta e sulmit të Partizanit, portieri Pavlov del dhe grushton sferën.
7’ Tjetër moment i rrezikshëm i Partizanit pas një goditje këndi, topi i harkuar në zonë nuk devijohet drejt portës së miqve.
4’ Isgandarli del i vetëm para portierit në të majtën e sulmit, diagonalja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Air Albania”
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













