VIDEO/ Norvegjia e papërmbajtshme, turpëron sërish Italinë dhe “fluturon” me pikë të plota drejt Botërorit. Kombëtarja e Gatuzos “kryqëzon gishtat” për… play-off-in
Nëntë gola të shënuar në 2 duelet e mbrëmjes së sotme të vlefshme për Grupin I, ku padiskutim spikat triumfi 1 me 4 i Norvegjisë me përmbysje ndaj Italisë.

Pas suksesit 3 me 0 në ndeshjen e parë, Haland & CO, tupëruan sërisht kombëtaren italiane, duke e mposhtu me rezultatin 1 me 4 në “San Siro”. Kësisoj norvegjezët mbyllin grupin me pikë të plota, 37 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuara. Një sukses historik ky drejt Botërorit 2026, pas plot 28 vite pritje.
Ndërkohë në krahun tjetër, Italia e Gatuzos, tashmë duhet të “kryqëzojë gishtat”, për të pasur një short sa më të favorshëm, për të tentuar kualifikimin.
Dueli tjetër i grupit I, mes Izraelit dhe Moldavisë përfundoi me rezultatin 4 me 1.
REZULTATET:
ITALI-NORVEGJI 1-4
Espozito 11′ / Nusa 63′ , Haland 78′, 79′, Larsen 90+3′
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
IZRAEL-MOLDAVI 4-1
Turgeman 21′ (p), Revivo 65′, 88′, Peretz 85′ / Nikolesku 37′
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
ITALI-NORVEGJI

IZRAEL-MOLDAVI

PANORAMASPORT.AL













