VIDEO/ Nga Zabërgja te Rashica, tre gola për t’u shijuar në Ukrainë. Ish-ët e Superiore kualifikojnë Metalistin në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2026 | 17:59

VIDEO/ Nga Zabërgja te Rashica, tre gola për t’u shijuar në Ukrainë. Ish-ët e Superiore kualifikojnë Metalistin në gjysmëfinale

Metalist 1925 do të luajë në gjysmëfinalen e Kupës së Ukrainës, pas fitores 3 me 0 që korri sot ndaj Lokomotivës së Kievit. Golat u shënuan nga tre lojtarë, që edicionin e kaluar ishin pjesë e Superiores.

bandicam 2026-03-05 17-53-52-055

Bëhet fjalë për Baton Zabërgjën, Itodo Mandelën dhe Ermir Rashicën. Të tre sulmuesit shkëlqyen, duke mos e vendosur në diskutim kualifikimin më tej.

Golat ishin të tre për t’u shijuar. Zabërgja në pjesën e parë, më pas Itodo dhe Rashica në të dytën nuk i dhanë mundësinë Lokomotivës për të reaguar.

Goli i Zabërgjës: (VIDEO)

Goli i Mandelës: (VIDEO)

Goli i Rashicës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL