Postuar: Korrik 2, 2025 | 23:46
VIDEO/ Ndeshja përfundon me dy gola, Vllaznia koleksionon tjetër humbje në Slloveni
Vllaznia është mposhtur me rezultatin 2-0 nga Petroluli. Skuadra rumune e vendosi miqësoren me dy gola në pjesën e parë.

Kjo pritet të jetë sfida e fundit miqësore në kuadër të përgatitjeve për Europën. Kuqeblutë do të kthehen në Shkodër për të vijuar me përgatitjet e fundit për përballjen ndaj Daugavpils.
Takimi i sotëm miqësor për skuadrën e Martinit erdhi pas atij me Olimpija Ljubjanën. Në të dyja ndeshjet nuk u gjet rrjeta nga kuqeblutë, ndërsa u pësuan 6 gola.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
PETROLUL 2-0 VLLAZNIA
19′ Dumtsios, 36′ Radu
Goli i Dumtsios: (VIDEO)
Goli i Radu: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













