Postuar: Shkurt 9, 2025 | 18:06
VIDEO/ Momentet e kaosit, si ndodhi sherri mes dy tifozerive të kryeqytetit në “Arenën e Demave”
Nuk kanë munguar përplasjet mes tifozerive në prag të derbit mes Partizanit dhe Tiranës në “Arenën e Demave”. Në momentin e futjes së tifozëve bardheblu, një situatë aspak normale u krijua në tribunat ku qëndronin grupet ultras të dy tifozerive, teksa u desh ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, për të shmangur një përleshje masive.

Në këtë moment u krijua një hapësirë e madhe mes dy tifozerive nga forcat e policisë, për të shmangur gjuajtjet me flakadanë dhe sende të forta. Situata e tensionuar zgjati për afro 5 minuta, teksa më pas gjithçka u mor nën kontroll nga policia.
PANORAMASPORT.AL













