VIDEO/ Mesfushori vesh dorashkat dhe futet në portë! Rast i rrallë në Kategorinë e Parë, e detyrojnë të bëhet… portier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2026 | 22:22

VIDEO/ Mesfushori vesh dorashkat dhe futet në portë! Rast i rrallë në Kategorinë e Parë, e detyrojnë të bëhet… portier

Një episod nga të rrallët në futboll u has sot në Kategorinë e Parë. Aty ku mesfushori Mikael Rakipaj u detyrua të bënte portierin për Apoloninë ndaj Laçit.

bandicam 2026-03-07 15-52-06-743

Ishte minuta e 90-të, kur gjyqtari Erjon Bastari i tregoi menjëherë kartonin e kuq portierit Leonard Kacaj. Ky i fundit ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj lojtarit të Laçit,.

Apolonia kishte konsumuar tri hapësirat për zëvendësime. Kështu me 10 lojtarë në fushë, Rakipaj duhet të vishte dorashkat dhe të futej në portë.

Sfida u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Laçit. Kurbinasit po vazhdojnë rrugën drejt rikthimit në Superiore, ndërsa Apolonia synon mbijetesën.

Episodi me Mikael Rakipaj: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL