VIDEO/ Merr fund makthi për Vllazninë, triumf mes drithërimash ndaj Flamurtarit për ta mbyllur vitin me pak festë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 23:51

VIDEO/ Merr fund makthi për Vllazninë, triumf mes drithërimash ndaj Flamurtarit për ta mbyllur vitin me pak festë

Vllaznia u është kthyer fitoreve në kampionat pas 6 ndeshjeve radhazi në të cilat nuk shënonte suksese, falë të cilave kishte rrëshqitur pak nga pak në renditje. Kuqeblutë kanë mundur me shifrat 3-2 Flamurtarin në “Loro Boriçi”, në një ndeshje e cila ka mbetur e hapur deri në fundin e saj.

bandicam 2025-12-24 16-56-02-705

Ndeshja nisi mirë për shkodranët, me dy gola të njëpasnjëshëm të Balajt që u duke se futën ndeshjen në shinat e duhura për ta. Vendasit më pak ulën ndjeshëm ritmin dhe dukej se gjithçka po shkonte mirë, por para pushimit të sfidës Flamurtari shkurtoi diferencën dhe iu afrua edhe barazimit.

Gjithsesi, pak sekonda pas kthimit në fushë, erdhi goli i tretë i Vllaznisë me Jagon. Por në vijim Flamurtari përsëri shënoi dhe hapi ndeshjen deri në fund. Megjithatë, vlonjatët nuk krijuan më ashtu siç mendonin, ndërsa shkodranët shpërdoruan mundësi të mira për të mbyllur ndeshjen, duke mbetur në ankth deri në vërshëllimën që mbylli takimin.

VLLAZNIA-FLAMURTARI 3-2
4’, 24′ (p) Balaj, 46′ Jago/ 43′ Maksuti, 55′ Diavara

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Vllaznisë.

90’+6’ Jago harkon në zonë, Murataj gjuan me kokë por kalon topin mbi traversën e portës së vlonjatëve. (VIDEO)

90’+4’ Nunjez ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Tafilit.

90’+3’ Bismark merr topin në pozicion të favorshëm në zonë, gjuajtja e tij ndalet nga Aleksovski. (VIDEO)

90’+2’ Edhe Jago i shtohet listës së të ndëshkuarve të Vllaznia.

90’+1’ E. Murataj ndëshkohet me të verdhë.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ E. Murataj harkon një goditje dënimi nga e majta e sulmit të Vllaznisë, sfera largohet nga mbrojtja e Flamurtarit.

84’ Qato dhe Gjini i lënë vendin në fushë Tafilit dhe E. Muratajt te Vllaznia.

81’ Murataj dhe Nunjez hyjnë në fushë në vend të Diavara dhe Burard në radhët e Flamurtarit.

80’ Minuta kaotikë nga të dy ekipet, me gabime të shumta në të dy anët e fushës. Bismark ka mundësinë të gjuajë nga jashtë zonës, por çon sferën larg katërkëndorit.

77’ Sala merr vendin e Malës në radhët e Vllaznisë.

76’ Mala pason për Balajn në të djathtën, gjuajtja e sulmuesit bllokohet nga Todoroski e shkon në këndore.

70’ Marku humb përsëri topin rrezikshëm para zonës së tij, Mala nuk përfiton pasi gjuajtja e mesfushorit bllokohet nga mbrojtësit.

68’ Pas goditjes nga këndi, topi shkon te Balaj i cili devijon pa gjetur katërkëndorin.

67’ Gjuajtje e shkëlqyer e Bismark nga jashtë zonës, Aleksovski fluturon dhe devijon sferën në këndore. (VIDEO)

65’ Maksuti ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.

64’ Protesta të shkodranëve për një kontakt mes Malës dhe Markut duke kërkuar penallti, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

62’ Flamurtari del shpejt në kundërsulm në krahun e djathtë, Burard gjuan duke gjetur Pohls të vendosur. (VIDEO)

60’ Diavara provon nga jashtë zonës me një gjuajtje të fortë, por nuk gjen portën e Pohls.

59’ Kallaku nuk mund të vazhdojë më dhe kërkon zëvendësim, vendin e tij e merr Bismark.

55’ GOOOL FLAMURTARI! Pas një goditje dënimi nga e majta, topi harkohet në zonë ku Diavara me kokë shënon në portën e Pohls. (VIDEO)

54’ Mala nga e majta provon të gjejë Balajn në zonë, por sulmuesi është një kohë vonesë dhe nuk arrin sferën. (VIDEO)

50’ Trashi harkon një top të gjatë në zonë, Pohls kontrollon pa probleme duke mbërthyer sferën mbi lojtarët e tjerë.

46’ GOOOL VLLAZNIA! Aksion i shpejtë i Jagos në të majtën dhe një gjuajtje në shtyllën e largët që nuk i lë mundësi reagimi Aleksovskit. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e takimit.

45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-1 për Vllazninë.

45’+3’ Burard humb rastin e artë për golin e barazimit kur pasi merr një pasim nga e majta, gjuan jashtë edhe pse i vetëm në portë. (VIDEO)

45’+2’ Qato ndëshkohet me karton të verdhë.

45’+1’ Vlonjatët kërkojnë të dytin e verdhë për Gurishtën pas një mbajtje nga fanella, gjyqtari akordon vetëm faull.

45′ Jepen 4 minuta shtesë.

43’ GOOOL FLAMURTARI! Kundërsulm i shpejtë i vlonjatëve me Maksutin, i cili shmang Gjinin në zonë dhe mposht Pohls. (VIDEO)

42’ Trashi harkon në zonë një goditje dënimi, Balaj i kthyer në mbrojtje është ai i cili largon rrezikun.

39’ Çantakias ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë duke ndalur një aksion të Vllaznisë.

35’ Trashi nga e majta harkon në zonë, sfera shkon te Diavara i cili gjuan në ecje e sipër, por Pohls është i vëmendshëm dhe mbërthen sferën. (VIDEO)

30’ Mala hyn në zonë nga e majta, tenton me të djathtën e tij por çon sferën jashtë teksa kërkonte shtyllën e largët. (VIDEO)

26’ Trashi ekzekuton goditjen e dënimit, por duke çuar topin shumë larg portës shkodrane.

26’ Gurishta ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Maksutit.

25’ Moriero heq menjëherë nga loja Jankun dhe aktivizon Urbanez.

24’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon Balaj me penallti. (VIDEO)

22’ Penallti për Vllazninë! Gurishta pason në qendër për Malën, Janku ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj futbollistit të shkodranëve dhe gjyqtari Xhaja nuk ka dyshime. (VIDEO)

17’ Gjuajtje e shkëlqyer e Kallakut në kufijtë e zonës, Aleksovski këtë herë çon sferën mbi traversë dhe shpëton portën e tij. (VIDEO)

12’ Gjuajtje radhazi të Kastratit e Qatos pranë zonës së Flamurtarit, të cilat ndalen nga mbrojtësit e vlonjatëve që largojnë rrezikun.

10’ Kastrati niset me shpejtësi në të djathtën, Çantakias e mbyll mirë dhe largon rrezikun.

8’ Mundohet të dalë përpara Flamurtari në kërkim të hapësirave, por pa shqetësuar ende portierin Pohls.

4’ GOOOL VLLAZNIA! Balaj lëshon një gjuajtje spektakolare në hyrje të zonës dhe gjen menjëherë golin e avantazhit. (VIDEO)

3’ Gjuajtje e Jagos, sfera nuk gjen katërkëndorin e vlonjatëve.

2’ Harkim i Jagos në zonë, Balaj gjuan me kokë por Aleksovski grushton duke shpëtuar portën. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Pohls; Gurishta, Pusi, Gjini, Jago, Krymi, Kallaku, Qato, Kastrati, Balaj, Mala

Trajner: Edi Martini

Flamurtari: Aleksovski; Çantakias, Janku, Veiga, Trashi, Todoroski,  Diavara, Marku, Burard, Oshafi, Maksuti

Trajner: Françesko Moriero

PANORAMASPORT.AL