VIDEO/ Liga e Kampioneve zbarkon në Rrogozhinë, shihni atmosferën para duelit Egnatia-Breidablik. Nuk mungojnë as islandezët
Qyteti i Rrogozhinës pret sot për herë të parë një ndeshje ndërkombëtare në nivel klubesh, pasi Egnatia përballet me Breidablik në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Stadiumi “Arena Egnatia” është rikonstruktuar gjatë sezonit të kaluar pikërisht për të plotësuar standartet e UEFA-s në mënyrë që skuadra të mos ishte më shtegtare në impiante të tjera në vend nëse luante në arenën ndërkombëtare.
Pritet që stadiumi të mbushet plot për këtë ndeshje të veçante, me tifozët e ekipit rrogozhinas që do të ndezin atmosferën në mbështetje të skuadrës së tyre.
Nuk mungojnë në stadium as tifozët islandezë të cilët kanë udhëtuar për të parë nga afër skuadrën e tyre.
SHIH VIDEON
FATMIR POPJA – PANORAMASPORT.AL













