VIDEO/ Laçi mposht Luftëtarin dhe merr përkohësisht kreun, Pogradecin e nderon Pius dhe një ish i Lushnjës
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para në Kategorinë e Parë. Pogradeci fitoi ndaj Lushnjës në shtëpi, teksa Laçi mposhti Luftëtarin.

Liqenorët triumfuan me shifrat 3-1 ku golat erdhën nga Preknicaj ish lojtari i Lushnjës dhe nga Pius i cili realizoi dopietë. Golin e vetëm për lushnjarët e shënoi Camko.
Nga ana tjetër Laçi mposhti me rezultatin 2-1 Luftëtarin. Të parët që kaluan në avantazh ishin kurbinasit me Myrta dhe në të 70-ën, Kalaj dyfishoi shifrat. Golin e vetëm për Luftëtarin e bëri Ziaj në kohën shtesë. Me këtë fitoi Laçi merr përkohësisht kreun e Kategorisë së Parë.
REZULTATET
POGRADECI 3-1 Lushnja
31′ Preknicaj, 79′, 84′ Pius/ 81′ Camko
GOLI I CAMKO (VIDEO)
GOLI I PREKNICAJ (VIDEO)
LAÇI 2-1 LUFTËTARI
10′ Myrta, 70′ Kalaj/ 90’+4′ Ziaj
GOLI I ZIAJ (VIDEO)
GOLI I KALAJ (VIDEO)
GOLI I MYRTA (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
POGRADECI-LUSHNJA
Pogradeci: Staniç; Toshevski, Lesai, Ogunleje, Opejemi, Abazaj, Samake, Kasmollari, Zguro, Preknicaj, Shanaj
Trajner: Emiljano Çela
Lushnja: Haremi; Hida, Deliaj, Korreshi, Canka, Peqini, Olola, Ntepe, Kuazi, Allmuca, Meta
Trajner: Artan Bano
LAÇI – LUFTËTARI
Laçi: Hasanbelli; Taleb, kurti, Tresa, Myrta, Tola, Bibo, Mjaki, Nërguti, Kalaj, Iremitide
Trajner: Naxhi Shensoj
Luftëtari: Tahri; Petropulos, Soares, Diamanti, Cereni, Mnatsakanian, Ramadani, Nyanguila, Solomon, Diallo, Zani
Trajner: Bledar Devolli
PANORAMASPORT.AL













