VIDEO/ Kriza e Dinamos nuk ka fund, Teuta e mposht në kryeqytet dhe ndez përsëri garën për “Final Four”
Teuta nuk ka shpërdoruar mundësinë e fundit që kishte për të synuar përsëri “Final Four”, teksa ka përfituar nga kriza pa fund e Dinamos për të mundur ekipin e Ilir Dajës në kryeqytet.

Në një ndeshje ku Dinamo duhej të tregonte se ishte në gjendje të bënte kthesën dhe të ngushtonte diferencën me Partizanin që i rrëmbeu vendin e katërt, blutë bënë shumë pak për të rrezikuar portën durrsake dhe për më tepër, ishin të pavëmendshëm duke u goditur nga goli i Arifit.
Edhe lëvizjet në pjesën e dytë nga Daja bënë shumë pak për të ndryshuar rrjedhën e takimit, me blutë që nuk ishin efikas në fazën sulmuese dhe vazhduan serinë e rezultateve jo bindëse në vitin 2026 që po e largojnë gjithnjë e më shumë nga objektivi për të luftuar për titullin.
DINAMO-TEUTA 0-1
31′ Arifi
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Teutës.
90’+4’ Një goditje e Runei ndaj Bregut kalon fillimisht pa u parë nga Alla por ai më pas ftohet nga Jorgji në VAR dhe pasi vëzhgon episodin, i tregon të kuqin lojtarit të Teutës. (VIDEO)
90′ Jepen 6 minuta shtesë.
82’ Harkim nga e djathta në zonë për Mustafa, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen portën e Selmanit. (VIDEO)
80’ Airfi i lë vendin Qaqit në radhët e Teutës.
79’ Nani harkon në zonë, Mustafa ul sferën për Bregun por mbrojtja largon topin në këndore.
78’ B. Berisha, Malomo dhe Neziri i lënë vendin në fushë Meksit, Lorran dhe Farrukut në radhët e Dinamos.
71’ Selmani del dhe grushton sferën para Bregut, më pas Berisha tenton një gjuajtje akrobatike që ndalet nga Votlai e në fund Vila gjuan jashtë nga një pozicion shumë i mirë. (VIDEO)
67’ Boçi nga e majta depërton në zonë dhe tenton pasimin në qendër, por mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)
61’-66’ Qefalija rrëzohet pas një kontakti dhe kërkon ndihmën e mjekëve, lojtari largohet nga fusha dhe në fund vendoset që të mos kthehet më në lojë. Vila hyn në vendin e tij.
62’ Runei dhe Gonçalves hyjnë në fushë në vend të Dacit dhe Ismajlit në radhët e Teutës.
59’ Aliji gjuan një goditje dënimi pranë zonës, sfera devijohet dhe shkon te Qefalija i cili gjuan menjëherë por gjen përgjigjen e Selmanit. (VIDEO)
57’ Berisha nga e majta provon të godasë në portë, Toli në rrëshqitje bllokon topin dhe largon rrezikun.
55’ Ismaili i lë vendin Mustafa në radhët e skuadrës së Dinamos.
46’ Jurgens dëmtohet pak sekonda pas startit të pjesës së dytë. Tenton të qëndrojë në fushë por nuk ia del dhe i lë vendin Boçit.
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.
45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Teutës.
45’+4’ Teuta shfaqet përsëri në sulm, teksa nxjerr Maçollin në pozicion goditje nga jashtë zonës, mesfushori nuk gjen portën me tentativën e tij. (VIDEO)
45’ Jepen 5 minuta shtesë.
44’ Votlai fiton topin pranë zonës kundërshtare dhe nga e djathta tenton me një diagonale, me sferën e cila shkon jashtë ngjitur me shtyllën e largët. (VIDEO)
40’ Qarkullim i gjatë i topit i Dinamos që mundohet të gjejë hapësira nga krahët për të depërtuar në qendër, por pa sukses.
37’ Nani merr topin pranë zonës dhe tenton me një gjuajtje nga e djathta pa gjetur portën e Selmanit.
31’ GOOOL TEUTA! Ismajli shfaqet në të majtën i vetëm, pason në qendër për Arifin i cili me qetësi e çon sferën në rrjetë. VAR-i verifikon pozicionin e Ismajlit në startin e aksionit, por më pas e akordon gol të rregullt. (VIDEO)

26’ Kundërsulm i shpejtë i dinamovitëve, Berisha nga e djathta pason në zonë për Bregun i cili rrëzohet, por për gjyqtarin nuk ka asgjë. (VIDEO)
18’ Pas një goditje këndi në favor të durrsakëve, Votlai gjuan me kokë por nuk gjen trekëndëshin e portës së Teqjes. (VIDEO)
14’ Bregu ekzekuton një goditje dënimi që detyron Selmanin të bëjë një devijim vendimtar. (VIDEO)
10’ Bregu niset në sulm i vetëm drejt portës, gjuan dhe trondit shtyllën. Por aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje të sulmuesit të vendasve. (VIDEO)
7’ Një largim i Selmanit thuajse rrezikon autogolin në portën e Teutës, por për fat sfera që godet një mbrojtës nuk shkon drejt katërkëndorit.
1’ Nis ndeshja në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja; Ismaili, Teikseira, Bregu, Nani, Malomo, Qefalija, Dita, Berisha, Aliji, Neziri
Trajner: Ilir Daja
TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Daci, Jurgens, Përgjoni, Ismajli, Arifi, Toli, Votlai
Trajner: Enkelejd Dobi
PANORAMASPORT.AL













