VIDEO/ Kartoni në Superiore, portierit nuk i besohet dhe i kujton rregulloren gjyqtarit: O jam kapiten o vëlla
Vora u përball sot me Egnatian në Laç. Ndeshja u fitua nga kampionët e Superiores me rezultatin 0-1, ndërsa ishte e vlefshme për javën e gjashtë.

Ishte minuta e 57-të, kur ishte një ndërhyrje e konsideruar e parregullt e Dalipit. Skuadra e Vorës nuk ishte dakord me vendimin e gjyqtarit Egli Spahiu.
Për këtë u afrua edhe portieri Shkëlzen Ruçi. Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa nuk u përmbajt pas vendimit të Spahiut. “O jam kapiten o vëlla”, u shpreh portieri i Vorës. Më pas u ndëshkua edhe Dalipi për faullin e shkaktuar.
Ruçi u mundua t’i kujtonte gjyqtarit pse po protestonte. Me rregulloren e re, vetëm kapitenët kanë të drejtë t’i afrohen gjyqtarit për vendimet në fushë.
Episodi me Shkëlzen Ruçin: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













