Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 23:00
VIDEO/ Kaosi te Tirana, ofendimet ndaj gjyqtarit dhe përplasja, në Elbasan ndodh gjithçka pas penalltisë
Tirana vendosi të largohet nga fusha e blertë sot, pikërisht në minutën e 77-të të ndeshjes me Elbasani. Verdheblutë sapo kishin shënuar me penallti duke vendosur baraspeshën 1 me 1.

Te Tirana nuk ishin dakord. Trajneri Nuhiu përsëriti kërkesën, për të braktisur ndeshjen siç ndodhi në Durrës.
Po ashtu gjatë kësaj kohe u panë edhe ofendime ndaj gjyqtarit Laver Alla. Sipas bardhebluve, penalltia nuk ishte.
“Panorama Sport” iu sjell momentet ku u vendos për braktisjen e ndeshjes. Tirana u rikthye disa minuta më vonë.
Kaosi: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













