VIDEO/ Kaos dhe një tjetër braktisje ndeshjeje në Superiore, penalltia në shtesë nis revoltën në Teuta-Vora
Ndeshja mes Teutës dhe Vorës, e luajtur në stadiumin e kësaj të fundit, është mbyllur me një fund kaotik, pas një penalltie të akorduar në minuta shtesë nga gjyqtari Olsid Ferataj.

Vorakët që shfrytëzonin faktorin fushë, edhe pse në teori ishin udhëtues për shkak të shkëmbimit të fushave, ia dolën që të kalonin në avantazh në pjesën e parë të ndeshjes me Kasallën dhe më pas u munduan në të gjitha mënyrat të ruanin avantazhin.
Por në shtesën e takimit, një kontakt ndaj Xhoel në zonë bëri që gjyqtari Ferataj të bënte shenjë nga pika e bardhë mes polemikash, pasi kishte sinjalizuar disa sekonda më parë për pozicion jashtë loje. Kjo bëri që të shpërthente kaosi, pasi vorakët në shenjë proteste braktisën për disa minuta ndeshjen. Megjithatë, me kthimin në fushë, Maçolli barazoi rezultatin nga pika e bardhë dhe i dha fund kësaj ndeshje.
TEUTA 1-1 VORA
90’+11′ (p) Maçolli / 25′ Kasalla
NGJARJET KRYESORE
90’+15’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+13’ Karton i verdhë për Arifin pas një faulli në sulm.
90’+11′ GOOOL TEUTA! Shënon Maçolli me penallti. (VIDEO)
90’+7’ Pas shumë minutash polemika, lojtarët e Vorës dalin nga fusha në shenjë proteste duke mos lejuar Maçollin të gjuante. (VIDEO)
90’+2’ Penallti për Teutën! Fillimisht akordohet një pozicion jashtë loje por durrsakët pretendojnë për penallti. Gjyqtari pas disa sekondash ndërron mendje dhe bën shenjë nga pika e bardhë, pa shkuar të shohë VAR-in. (VIDEO) (VIDEO)
90′ Jepen 6 minuta shtesë.
90’ Adeloje i lë vendin në fushë Ruzgis në radhët e Vorës.
87’ Kashari merr vendin e Dakës në radhët e Vorës.
85’ Vora mbetet me 10 lojtarë! Tabaku ndal Kuqin në mënyrë të parregullt dhe merr të verdhin e dytë, duke dalë me të kuq. (VIDEO)
76′ Dy zëvendësime te Teuta. Largohet Votlai dhe Fofana, ka minuta për Hunën dhe Kuqin.
69′ Te Vora kërkojnë penallti pas një kontakti mes Votlai dhe Dakës, Ferataj vijon lojën. (VIDEO) (VIDEO)
67′ Goditja e Vrapit ndalet nga Arifi. (VIDEO)
65′ Daci nuk ja del të rikthehet në fushë, vendin e tij e merr Xhoel.
60′ Daci dëmtohet pas 3 minutash lojë, detyrohet të largohet nga fusha. (VIDEO)
57′ Runi lë fushën e lojës, Daci merr minuta nga Dobi.
53′ Largohet Geci, Bellaj aktivizon Bardhin.
51′ Boçi tenton të rikthejë baraspeshën, por ndalet nga Harizaj.
46′ Nis pjesa e dytë.
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Vorës!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
41′ Takë e ngritur ndaj Repajt, Votlai ndëshkohet me të verdhë. Ka protesta nga vorakët. Ndëshkohet me të verdhë edhe Shehi për protesta. (VIDEO)
39′ Goditje e lehtë nga kapiteni Vila, Harizaj e pret lehtësisht topin.
37′ Arifi tenton të bëjë gjithçka vetë, por pa sukses. Nuk arrin as të vendosë në vështirësi Harizajn. (VIDEO)
35′ Fofana gjuan drejt portës, goditja është shumë e lehtë dhe Harizaj e pret direkt topin.
34′ Vorakët godasin sërish drejt portës, kësaj here Selmani del dhe arrin ta kapë topin. (VIDEO)
25′ GOOOL VORA 0-1/ Aksion i gjatë i nisur nga kapiteni Tabaku, asiston Adeloje dhe në fund finalizon Kasalla i cili me një goditje kirurgjikale mposht Selmanin. Futbollisti shkon dhe feston avantazhin bashkë me tifozët e ekipit. (VIDEO)
21′ Tabaku merr karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar.
20′ Asnjë tentativë e rrezikshme në portat respektive.
11′ Kartoni i parë i verdhë i ndeshjes shkon për Jazxhi.
1′ Starton dueli!
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Fofana, Boçi, Runi, Arifi, Toli, Vila, Votlai
Trajner: Enkeleid Dobi
VORA: Harizaj, Repaj, Tabaku, Kasalla, Vrapi, Folahan, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Shehi, Geci
Trajner: Arjan Bellaj
PANORAMASPORT.AL













