VIDEO/ Goli në minutën e 93-të prish festën e Tiranës, Flamurtari shtang bardheblutë në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2026 | 23:59

VIDEO/ Goli në minutën e 93-të prish festën e Tiranës, Flamurtari shtang bardheblutë në Vlorë

Flamurtari dhe Tirana kanë ndarë pikët në javën e 30-të të Abissnet Superiore. Një takim i cili pati emocione që nga fillimi dhe deri në fund, për shkak dhe të golave të shënuar.

bandicam 2026-04-03 21-00-08-268

Fillimisht ishte Tirana, që gjeti golin me Tabekun. Ky i fundit shënoi që në minutën e tretë. Bardheblutë nuk u tërhoqën, por patën mundësitë e tyre dhe për golin e dytë.

Tensioni ndërkohë nuk mungoi mes lojtarëve. Flamurtari pati disa pretendime për penallti, ndërsa një të tillë e fitoi me Maksutin në minutën e 91-të. Meta gaboi në ndërhyrjen e tij brenda zonës, teksa Maksuti e mori përsipër 11-metërshin dhe e shënoi.

Tirana tashmë mban vendin e tetë, me vetëm 2 pikë më pak se Bylisi që ndodhet jashtë zonës së ftohtë. Flamurtari ndërkohë mbetet në vendin e fundit me 3 pikë më pak se bardheblutë. Bylisi dhe Vora do luajnë ndeshjet e tyre për javën e 30-të, kështu renditja mund të ndryshojë sërish.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

FLAMURTARI 1-1 TIRANA

90+3′(p) Maksuti – 3′ Tabeku

NGJARJET KRYESORE

90+10′ Mbyllet ndeshja, Flamurtari 1-1 Tirana.

90+8′ Halili ndëshkohet me karton të verdhë te Tirana.

90+3′ GOOOL! Flamurtari 1-1 Tirana. Rikthehet baraspesha, pasi Maksuti realizon penalltinë e fituar. (VIDEO)

90+1′ Lata akordon penallti për Flamurtarin. Ndërhyrje e gabuar e Metës ndaj Maksutit. VAR konfirmon vendimin. (VIDEO)

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

86′ Pjeshka merr vendin e Diavara te Flamurtari.

85′ Haxhiu humbet mundësinë për të mbyllur ndeshjen. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë. (VIDEO)

84′ Meta dhe Haxhiu në fushë, largohen Mehmeti dhe Alvarez te Tirana.

83′ Tjetër rast për Flamurtarin. Vlonjatët përpiqen për barazimin, por pa shkuar te goli.

80′ Oshafi merr vendin e Peraltës te Flamurtari.

73′ Tabeku i lë vendin Kreshiç te Tirana. Ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa gjatë zëvendësimit. Me karton ndëshkohet edhe Ribaj.

72′ Sërish pretendime për penallti te Flamurtari. Rrëzohet Maksuti në zonën e Tiranës. (VIDEO)

68′ Marku merr vendin e Bintsukës te Flamurtari.

67′ Gjuajtje për t’u harruar nga Maksuti. Sulmuesi i Flamurtarit provoi nga brenda zonës. (VIDEO)

66′ Bekaj ndal topin e goditur nga Todoroski. Flamurtari shfaqet rrezikshëm. (VIDEO)

62′ Pretendime për penallti te Flamurtari. Ishte Kortez që ndali topin e goditur nga Kasa. Për Latën në fushë dhe Jorgjin në VAR është çdo gjë në rregull. (VIDEO)

60′ Tension sërish në Vlorë mes lojtarëve. Xhixha ndërkohë merr vendin e Kobiljar te Tirana.

57′ Goditja e Alvarez nga distanca përfundon jashtë. Tirana përpiqet të mbyllë llogaritë, ndërsa vendësit nuk shfaqin rrezikshmëri.

55′ Maksuti godet me kokë brenda zonës. Bekaj kontrollon pa problem te Tirana.

46′ Nis pjesa e dytë. Flamurtari ka larguar Lushajn dhe Ramanin, për të aktivizuar Ememen dhe Kasën.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Flamurtari 0-1 Tirana. 

45+2′ Pretendime për penallti nga Flamurtari. Gjyqtari Lata vazhdon lojën. (VIDEO)

45+2′ Goditja e Lushajt ndalet nga Bekaj. Tentativa e parë e vlonjatëve drejt portës. (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Tabeku fiton këndore pasi goditi brenda zonës. Tirana mbetet në sulm.

37′ Karton i verdhë për Mehmetin te Tirana. Goditje me taka ndaj Peraltës së Flamurtarit, ndërsa kërkoi të gjuante topin drejt portës. (VIDEO)

36′ Kobiljar gabon me pasimin e tij, ndërsa Mehmeti ishte rrëzuar në zonë. Te Tirana vazhdojnë të kërkojnë golin e dytë.

34′ Aleksovski kontrollon pa problem goditjen e Alvarez nga Tirana.

33′ Tirana luan e kujdesshme duke qenë në avantazh. Flamurtari pa fantazi për golin e barazimit.

29′ Rinis ndeshja në Vlorë.

26′ Përplasje mes lojtarëve, ndërsa Çantakias rrëzohet në tokë. Lata tregon kartonin e verdhë për Maksutin dhe Kortez. (VIDEO)

16′ Aleksovski i mohon golin Mysloviçit. Ky i fundit provoi nga distanca për të dyfishuar shifrat, ndërsa topi u devijua në këndore. (VIDEO)

9′ Maksuti humbet një rast të mirë për golin e barazimit. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

3′ GOOOL! Flamurtari 0-1 Tirana/ Tabeku përfiton nga topi i Mehmetit, ndërsa mbrojtja e Flamurtarit kapet e papërgatitur. Tabeku del i vetëm përballë Aleksovskit dhe nuk gabon. (VIDEO)

bandicam 2026-04-03 19-12-03-177

1′ Nis me 5 minuta vonesë ndeshja në Vlorë. Shkak u bë tymi i krijuar nga flakadanët e tifozëve.

FORMACIONET ZYRTARE

Flamurtari: Aleksovski; Raso, Peralta, Todoroski, Çantakias, Mbe, Lushaj, Diavara, Bintsuka, Ramani, Maksuti

Trajner: Andi Ribaj

Tirana: Bekaj; Vera, Kortez, Halili, Ndong, Musloviç, Rafael, Alvarez, Kobiljar, Mehmeti, Tabeku

Trajner: Orges Shehi

PANORAMASPORT.AL