VIDEO/ Gola spektakolarë në Shkodër! Vllaznia arrin objektivin, Laçi jo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2025 | 23:58

VIDEO/ Gola spektakolarë në Shkodër! Vllaznia arrin objektivin, Laçi jo

Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë pikët në Shkodër në barazimin 1-1 që ka sjellë gëzim te shkodranët, e hidhërim te kurbinasit.

bandicam 2025-04-27 15-54-22-649

Golat e shënuar në pjesën e parë nga Bibo për miqtë dhe Balaj për vendasit, ishin ata që vulosën fatin e sfidës edhe pse rastet nga të dy anët nuk munguan,

Në fund, pika i shërbeu më shumë Vllaznisë që e mbylli kampionatin në vendin e dytë në renditje, Ndërsa Laçi, kthehet përsëri pas shumë vitesh në Kategorinë e Parë, duke i dhënë lamtumirën elitës.

VLLAZNIA 1-1 LAÇI

23′ Balaj – 16′ Bibo

Goli i Bibos: (VIDEO)

Goli i Balajt: (VIDEO)

FORMACIONET 

Vllaznia: Jukaj; Gurishta, Krymi, Gruda (67′ Dodaj), Balaj (77′ Mensah), Çoba, Bajrami, Repaj, Mala (61; Jago), Deliu (61′ Sala), Qato (60′ Karimanoviç)

Trajner: Tomas Brdariç

Laçi: Dobjani (46′ Biba); Lleshi, Tresa (74′ Kurti), Bibo (66′ Myrta), Prodani, Shabani, Melo, Mjaki, Traore (46′ Bullari), Opeh (31′ Manellari), Kristian

Trajner: Françesko Moriero

KV: Balaj / Bibo

PANORAMASPORT.AL