VIDEO/ Gol dhe asist, futbollisti i cili i dha titullin Egnatias kalon skuadrën e tij në gjysmëfinalet e Kupës së Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2025 | 21:55

VIDEO/ Gol dhe asist, futbollisti i cili i dha titullin Egnatias kalon skuadrën e tij në gjysmëfinalet e Kupës së Turqisë

Melih Ibrahimoglu do të mbetet gjithmonë në historinë e Egnatias, pasi sulmuesi turk shënoi golin e vetëm në finalen e vitit të kaluar ndaj Partizanit, që i dha titullin kampion skuadrës rrogozhinase. Por që sot, ai ka hyrë edhe në historinë e futbollit turk, pasi siguroi gjysmëfinalet e Kupës për ekipin e Koniaspor të cilit iu bashkua në verë.

bandicam 2025-04-01 21-40-20-455

Në ndeshjen çerekfinale ndaj Iskenderunspor, Ibrahimoglu e nisi nga stoli, për t’u aktivizuar vetëm në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 1-0. Por ai u bë protagonist i menjëhershëm i aksioneve sulmuese dhe në minutën e 84-t, shënoi golin e rezultatit 2-0.

SHIH VIDEON

Më pas, në minutat shtesë të ndeshjes ai dha asistin edhe për golin e tretë, që vulosi suksesin e ekipit të tij që shkoi në gjysmëfinale të Kupës, ku do të ndeshet me fituesen e çiftit Gallatasaraj-Fenerbahçe.

PANORAMASPORT.AL