VIDEO/ FSHF bën lëmsh kampionatin, tifozët e Tiranës i kthen në ultras të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2025 | 22:29

VIDEO/ FSHF bën lëmsh kampionatin, tifozët e Tiranës i kthen në ultras të Partizanit

Tirana barazoi 1 me 1 përballë Flamurtarit në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Për bardheblutë shënoi Tabeku në minutën e gjashtë. FSHF publikoi sot në kanalin e “YouTube” momentet më të mira nga ndeshja.

Screenshot 2025-09-16 142918

Dhe sot gjithçka është bërë lëmsh nga FSHF. Gjatë kohës së festës së golit nga tifozët e Tiranës, dëgjohen kore nga ultras të Partizanit.

Tifozët bardheblu u kthyen në shtëpi pas rreth dy vitesh pritje. Rreth 2500 të pranishëm ishin në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kujtojmë se Partizani dhe Tirana do e luajnë derbin e parë, më 3 tetor në “Air Albania”. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.

Pamje nga video e publikuar e FSHF: (VIDEO)

*Shënim: Video u fshi më pas nga kanali i FSHF, për t’u zëvendësuar me një tjetër pa audio.

PANORAMASPORT.AL