VIDEO/ Fitore me peshë e Skënderbeut, mposht me tre gola Luftëtarin në Gjirokastër dhe rikthehet i vetëm në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2026 | 23:59

VIDEO/ Fitore me peshë e Skënderbeut, mposht me tre gola Luftëtarin në Gjirokastër dhe rikthehet i vetëm në krye

Skënderbeu vazhdon të jetë pretendent kryesor për ngjitjen në Superiore. Sot fitoi 0 me 3 ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, teksa sfida ishte e vlefshme për javën 24.

bandicam 2026-03-01 14-08-04-404

Sfidën e zhbllokoi Nasr me golin në minutën e 37-të. Më pas në pjesën e dytë ishin Beshiraj dhe Gjumsi që po ashtu tundën rrjetë. Ditë pozitive kjo për sulmuesit e Skënderbeut.

Skënderbeu në krye numëron 3 pikë më shumë se Laçi ndjekës. Luftëtari si vend i parafundit është 1 pikë larg Lushnjës që mbyll zonën “play out”.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

LUFTËTARI 0-3 SKËNDERBEU

37′ Nasr, 74′ Beshiraj, 90+5′ Gjumsi

Goli i Nasr: (VIDEO)

Goli i Beshirajt: (VIDEO)

Penalltia e padhënë për Luftëtarin: (VIDEO)

Goli i Gjumsit: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Luftëtari: Tahri; Zaimi, Soares, Cereni, Mnatsakanian, Ramadani, Nyanguila, Budo, Ikeoça, Diallo, Zani

Trajner: Bledar Devolli

Skënderbeu: Dobjani, Ramos, Nasr, Beshiraj, Dumfur, Gjumsi, Estrela, Vangjeli, Janaqi, Abubakar, Shaqe

Trajner: Ernest Gjoka

PANORAMASPORT.AL