Postuar: Qershor 21, 2026 | 8:10
VIDEO/ Fitore e jashtëzakonshme nga Japonia, nxjerr jashtë Botërorit një kombëtare dhe i bashkohet Holandës në krye të grupit
Japonia ka marrë fitoren e parë në Botëror. “Samurai Blu” ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 Tunizinë duke e nxjerrë jashtë këtij turneu.

Për aziatikët golat u realizuan nga Kamada që në minutën e 4′ ndërsa Ueda dyfishoi shifrat në të 31′ duke e mbyllur kështu pjesën e parë. 2 golat e tjerë erdhën në 45 minutat e dyta me Ito dhe Ueda që kompletoi dygolëshin.
Pas barazimit me Holandën dhe kësaj fitore, Japonia ngjitet në vendin e dytë me 4 pikë në grupin F me aq pikë sa kanë edhe “tulipanët”. Ndërsa Suedia pozicionohet në vendin e 3-të me 3 pikë dhe Tunizia në vendin e fundit me asnjë pikë.
SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
PANORAMASPORT.AL













