VIDEO/ Elbasani dhe Tirana ndajnë pikët, mbyllet ndeshja që u braktis nga bardheblutë
Elbasani dhe Tirana e kanë mbyllur me barazim 1-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 18 të Superiores. Të dyja ekipet ndanë nga 1 pikë në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë nuk kishte asgjë të veçantë për t’u shënuar. Gjithë emocionet ishin rezervuar në pjesën e dytë.
Aty ku Tirana kaloi e para në avantazh me Tabekun. Më pas verdheblutë fituan penallti, ndërsa Tirana nuk ishte e të njëjtit mendim me gjyqtarin Laver Alla.
Tsage e ktheu në gol penalltinë, ndërsa bardheblutë vendosën të braktisin për disa minuta ndeshjen. Ekipi u rikthye në fushë dhe rezultati mbeti i pandryshuar.
Rezultati ishte befasues, pasi Tirana po përballet me disa probleme. Sot nuk u aktivizua asnjë lojtar nga stoli dhe u regjistrua barazimi i tretë radhazi.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
ELBASANI 1-1 TIRANA
77′(p) Tsage – 65′ Tabeku
NGJARJET KRYESORE
90+13′ Mbyllet ndeshja, Elbasani 1-1 Tirana.
90+10′ Goditja e Loukilit përfundon jashtë. Elbasani mundohet të përmbysë rezultatin.
89′ Tabeku i afrohet golit te Tirana. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
86′ Rinis ndeshja në Elbasan.
Ora 18:12- Lojtarët e Tiranës dalin sërish në fushën e blertë. (VIDEO)
Ora 18:03- Tirana vendos të braktisë ndeshjen. Lojtarët futen në dhomat e zhveshjes. (VIDEO)
72′-77′ GOOOL! Elbasani 1-1 Tirana/ Gjyqtari Alla akordon penallti për Elbasanin. Te Tirana protestojnë të gjithë. Më pas Tsage e kthen në gol. Ismajli ndëshkohet me karton të verdhë te Tirana, ndërsa vendoset të braktiset ndeshja. (VIDEO)
65′ GOOOL! Elbasani 0-1 Tirana/ Tabeku trondit verdheblutë. Sfida zhbllokohet me golin e tij. (VIDEO)
63′ Tafas shtrihet dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore.
60′ Klevis Kasa dhe Ben Shimon marrin vendin e Lleshit dhe Ze Gomeshit tek Elbasani.
58′ Janaçek shpëton Elbasanin nga goli. Haxhiu tentoi të zhbllokonte takimin, por nuk ia doli. (VIDEO)
50′ Spektakël pyroteknik nga tifozët e Elbasanit.
46′ Nis pjesa e dytë.
45′ Mbyllet pjesa e parë, Elbasani 0-0 Tirana.
38′ Janaçek kontrollon pa problem topin e goditur nga Mehmeti.
31′ Goditje për t’u harruar nga Arsen Lleshi tek Elbasani. (VIDEO)
29′ Loukili futet në zonë, ndërsa reklamon edhe faull. Në fund fiton vetëm këndore. (VIDEO)
23′ Elbasani mundohet të kontrollojë lojën. Mungojnë rastet.
14′ Lleshi ndëshkohet me karton të verdhë te Tirana.
13′ Rast i mirë për Tiranën me kundërsulm. Tabeku kroson, ndërsa Olberkis devijon në këndore. (VIDEO)
9′ Tafas bën heroin, edhe pse gjyqtari anësor sinjalizon më pas për pozicion jashtë loje. Diallo nuk dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
Elbasani: Janaçek; Azemoviç, Olberkis, Musta, Loukili, Kasa, Manellari, Lleshi, Ze Gomesh, Tsage, Diallo
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Tirana: Tafas; Ismajli, Lleshi, Marku, Haxhiu, Rafa, Meta, Vogli, Tabeku, Mehmeti, Tare
Trajner: Ardijan Nuhiju
PANORAMASPORT.AL













