VIDEO/ Egnatia merr kreun me provë force ndaj Vllaznisë, fitore mes polemikash në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2025 | 0:03

VIDEO/ Egnatia merr kreun me provë force ndaj Vllaznisë, fitore mes polemikash në Shkodër

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0 rivalët e Vllaznisë.

bandicam 2025-01-26 18-37-03-862

Ndeshja ka qene shumë e luftuar nga të dy skuadrat që kanë krijuar raste shënimi dhe lojë shumë të bukur, me rrogozhinasit të cilët u treguan të saktë në startin e sfidës duke përfituar nga një penallti e transformuar nga Lushkja e pastaj vulosën gjithçka në mbyllje me Zejnullain.

Por ndeshja padyshim do të shoqërohet me polemika për shkak të shumë vendimeve të gjyqtarit Lata, pasi vendasit kishin pretendime për penallti, me një të tillë që iu anulua nga VAR-i.

VLLAZNIA-EGNATIA 0-2
18′ (p) Lushkja, 90’+6′ Zejnullai. 

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Egnatias.

90’+6’ GOOOL EGNATIA! Zejnullai shënon golin e dytë me një goditje spektakolare nga jashtë zonës. (VIDEO)

90’+4’ Mala harkon nga e majta, Mensah me kokë nuk gjen portën përsëri. (VIDEO)

90’+3’ E gjithë Egnatia e kthyer në mbrojtje, duke tentuar të mbrojë rezultatin deri në fund.

90’+2’ Pas një goditje nga këndi, Mensah gjuan me kokë por nuk gjen portën e miqve.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

89’ Xhoel dhe Uotlai hyjnë në fushë në vend të Lushkjes dhe Ujkës.

88’ Delaj merr vendin e Deliut te Vllaznia.

88’ Gruda humb një tjetër mundësi të pabesueshme shënimi për shkodranët pas një kundërsulmi të shpejtë, i ndalur nga Dajsinani. (VIDEO)

86’ Protestojnë rrogozhinasit për një goditje më bërryl të Gurishtës ndaj Ndrecës që kalon pa u sanksionuar. (VIDEO)

82’ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë.

76’-79′ Penallti e anuluar për Vllazninë! Një top i kthyer mbrapa me kokë nga Aleksi shkon te Mensah i cili provon të kalojë Dajsinanin i cili ka kontakt me sulmuesin. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë mes protestave të miqve. Pasi VAR-i e fton të shohë pamjet, ai ndryshon mendim duke anuluar penalltinë, ndërsa ndëshkon me të verdhë Balajn për protesta. (VIDEO) (VIDEO)

74’ Çoba dhe Dodaj lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Grudës dhe Mensah në radhët e Vllaznisë.

72’ Jukaj shmang golin e dytë të Lushkjes pas një kundërsulmi të miqve, teksa ndal me këmbë gjuajtjen e futbollistit të Egnatias. (VIDEO)

71’ Alijev merr vendin e Kasës në radhët e Egnatias.

67’ Mundësi e artë për shkodranët me Malën në të majtën i cili gjen hapësirën dhe gjuan, por traversa ndal goditjen e tij. (VIDEO)

66’ Karton i verdhë për Fangajn i cili ndal Dodajn në mënyrë të parregullt.

64’ Harkim i rrezikshëm në zonë për Çobën i cili gjuan me kokë, por nuk kthen sferën drejt rrjetës me Dajsinanin i cili kontrollon.

63’ Bakajako fiton topin në mesfushën kundërshtare, gabon në nisjen e kundërsulmit me një pasim shumë në krah në të majtën pa rrezikshmëri.

60’ Zejnullai ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.

59’ Jago dhe Krymi marrin vendin e Kahrimanoviç dhe Stojanoviç në radhët e Vllaznisë.

58’ Tension mes Balajt e Aleksin, ndizet sfida. (VIDEO)

57’ Tjetër pretendim për penallti i Vllaznisë pas një kontakti mes Balajt dhe Dylis në zonën e rrogozhinasve. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë përsëri. (VIDEO)

55’ Dodaj gjen Balajn në të majtën e sulmit, gjuajtja e sulmuesi ndalet nga Dajsinani në pozicion. (VIDEO)

54’ Kasa nga e djathta harkon në zonë, Bakajoko me kokë nuk ia del të devijojë drejt portës.  (VIDEO)

52’ Një kundërsulm i Egnatias finalizohet nga Zejnullai me një gjuajtje nga jashtë zonës, por që është shumë e lehtë dhe nuk shqetëson portierin Jukaj. (VIDEO)

48’ Kahrimanoviç ekzekuton një goditje dënimi, topi në zonë nuk devijohet dhe vë në vështirësi Dajsinanin i cili detyrohet të grushtojë dhe largojë rrezikun nga porta. (VIDEO)

46’ Zëvendësim në radhët e Egnatias në fillimin e pjesës së dytë me Zejnullain i cili merr vendin e Fernandos të dëmtuar në aksionin e polemikave në fund të pjesës së parë.

45’+3’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të rrogozhinasve pjesa e parë.

45’+1’ Mala ndërton dhe finalizon një aksion pranë zonës kundërshtare, gjuajtja e tij është shumë e gabuar. (VIDEO)

45′ Jepen 3 minuta shtesë.

42’ Karton i verdhë për Stojanoviç i cili ndal në mënyrë të gabuar Ndrecën.

40’ Aksion nga e djathta për Egnatian, topi në qendër për Lushkjen devijohet mbi traversë nga ky i fundit. (VIDEO)

38’ Kaos në Shkodër. Protesta të rrogozhinasve për një ndërhyrje të Salës ndaj Fernando duke kërkuar të kuq. Aksioni vazhdon dhe janë shkodranët më pas që pretendojnë për penallti për një ndërhyje ndaj Malës. Gjyqtari Lata nuk shkon të shohë ngjarjet në monitorin e VAR dhe jep rivënie fundore. (VIDEO)

35’ Një top në thellësi për Balajn kontrollohet nga Dajsinani. Sulmuesi shkodran proteston për një mbajtje nga fanella të Dylis. (VIDEO)

31’ Jukaj ndal një kundërsulm të shpejtë të Bakajokos të nisur drejt portës, aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicionin jashtë loje të sulmuesit.

26’ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të parregullt ndaj Kasës.

24’ Mundohet të reagojë Vllaznia me zbritjet e Dodajt në krah, por mungojnë pasimet e sakta për Balajn në qendër.

18’ GOOOL EGNATIA! Shënon Lushkja me penallti. (VIDEO)

17’ Penallti për Egnatian! Kundërzbritje e shpejtë e rrogozhinasve me Bakajoko i cili gjen Ujkën. Ky i fundit shmang një mbrojtës në zonë dhe portierin, por Jukaj e ndal në mënyrë të parregullt. Gjyqtari nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë, ndërsa i tregon kartonin e verdhë Jukajt. (VIDEO)

15’ Pas një rivënie anësore, sfera përfundon te Kahrimanoviç në zonë, ku ai me të djathtën lëshon një predhë drejt portës, por Dajsinani devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

12’ Kahrimanovicc harkon një goditje dënimi në zonë, Dajsinani del dhe mbërthen sferën.

8’ Situata zhvendosen nga një gjysmëfushë në tjetrën, por është Egnatia që ka kontrollin e lojës në këto minuta.

5’ Ujka gjuan nga jashtë zonës, Jukaj grushton e largon rrezikun. (VIDEO)

3’ Protesta të rrogozhinasve për një ndërhyrje të Deliut ndaj Kasës, por gjyqtari jep vetëm fundore. (VIDEO)

2’ Pas një goditje nga këndi të Egnatias, Ndreca dhe Sala devijojnë sferën e cila shkon drejt portës por ndalet nga shtylla. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Çoba, Bajrami, Mala, Deliu, Dodaj, Stojanoviç

Trajner: Tomas Brdariç

Egnatia: Dajsinani, Dylys, Aleksi, Medeiros, Bakajoko, Lushkja, Ndreca, Xhemajli, Ujka, Fangaj, Kasa

Trajner: Edlir Tetova

WhatsApp Image 2025-01-26 at 4.49.33 PM

PANORAMASPORT.AL