VIDEO/ Egnatia me hap kampioni, goli i Ruçit mjafton ndaj Vorës për fitoren në Laç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2025 | 0:00

VIDEO/ Egnatia me hap kampioni, goli i Ruçit mjafton ndaj Vorës për fitoren në Laç

Egnatia ka fituar ndaj Vorës në stadiumin e Laçit. Transferta për kampionët e Shqipërisë u vendos nga goli i Flamur Ruçit, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.

bandicam 2025-10-05 14-02-09-845

Ishte minuta e 17-të, kur Ruçi shfrytëzoi si duhet krosimin e Xheferson për të dërguar topin në rrjetë. Goditja me kokë ishte e pandalshme nga portieri Shkëlzen Ruçi te Vora.

Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për të gjetur golin. Vora spikati sidomos me fillimin e vrullshëm të saj, ndërsa Egnatia ia doli më pas të diktojë ritmin e ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Egnatian, që tashmë i bashkohet Vllaznisë në krye me 13 pikë. Në anën tjetër ndodhet Vora e Arjan Bellajt me 7 pikë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

VORA 0-1 EGNATIA

17′ Ruçi

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Egnatias.

90+6′ Zuna ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.

90+3′ Çibuike ndëshkohet me karton të verdhë te Vora pas ndërhyrjes ndaj Grudës. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Goditje me kokë e Tabakut, që nuk kordinohet si duhet. Sfida vijon 0 me 1 për Egnatian.

89′ Bajramaj i lë vendin Tabakut te Vora.

88′ Bardhi ndëshkohet me karton të verdhë. Më pas edhe Fernando.

84′ Gruda dhe më pas Melo humbasin dy raste të mira për golin e sigurisë. Emocionet shtohen në fundin e takimit. (VIDEO) + (VIDEO)

80′ Repaj i lë vendin Çibuikes, ndërsa Daka aktivizohet duke zëvendësuar Karricën te Vora.

79′ Egnatia largon Albanesen dhe fut Melon, Kryeziu merr vendin e Ruçit dhe Buriç i lë vendin Poçit.

78′ Tjetër aksion i rrezikshëm te Vora. Devijim me rëndësi nga Dajsinani. (VIDEO)

72′ Drithërima te zona Egnatia. Këtë herë është Dajsinani që ruan avantazhin për skuadrën e tij. (VIDEO)

63′ Flamur Ruçi pranë një tjetër goli pas pasimit të Fernandos. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

58′ Ruçi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta te Vora. Dalipi ndëshkohet për faullin e shkaktuar ndaj Fernandos.

52′ E pabesueshme çfare humbet Almeida. Pas një kundërsulmi, Vora flirton me golin e barazimit. (VIDEO)

52′ Shkëlzen Ruçi mban në lojë Vorën. Buriç nuk ia del të shënojë edhe pse ishte në pozicion të favorshëm.

51′ Selmani vendos të godasë brenda zone. Topi përfundon jashtë duke i humbur Egnatias mundësinë për avantazhin e dyfishtë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Nga Vora largohet Adeloje dhe aktivizohet Uollejs.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 në favor të Egnatias.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

40′ Largohet Xheferon si dëmtuar tek Egnatia, vendin e tij e merr Ndreca.

39′ Karton i verdhë për Selmanin tek Egnatia.

33′ Shehi ndalon goditjen e Albaneses në zonë. Egnatia vijon të kërkojë golin e dytë.

30′ Xheferon dhe Fernando provojnë brenda zone, por topi ndalet. Ka pretendime për prekje me dorë. (VIDEO)

28′ Egnatia shfaqet rrezikshëm. Buriç flirton me golin e dytë për Egnatian, por goditja e tij me kokë kontrollohet nga portieri Ruçi. (VIDEO)

24′ Vrapi kroson nga goditja e dënimit. Dajsinani kontrollon pa problem goditjen me kokë. (VIDEO)

23′ Ndërhyrje e gabuar e Selmanit. Akordohet faull për Vorën. (VIDEO)

17’ GOOOL! Vora 0-1 Egnatia/ Ruçi kalon në avantazh Egnatian, pas krosimit nga Xheferson. Në festën e tij ka edhe një dedikim. (VIDEO)

17’ Goditja e Karricës nga distanca nuk përbën problem. Kontrollon Dajsinani.

12′ Albanese tenton golin duke gjuajtur nga jashtë zone. Më parë Xheferson krosoi, por Ruçi dhe Selmani nuk përfituan. Egnatia fillon dhe shfaqet rrezikshëm. (VIDEO)

10′ Adeloje ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari Spahiu. Ka ndërhyrje të parregullt ndaj Xhemajlit. (VIDEO)

5′ Faull i shkaktuar nga Albanese. Më pas është Dajan Shehi që gjuan me kokë, por nuk kordinohet si duhet. Vendësit e nisin me vrull. (VIDEO) + (VIDEO)

3′ Dalje e shpejtë e  Karricës në kundërsulm te Vora. Anësori tenton të bëjë gjithçka vetë duke provuar nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Laç.

FORMACIONET ZYRTARE

VORA: Ruçi, Zuna, Repaj, Shehi, Vrapi, Dalipi, Barjamaj, Bardhi, Kasalla, Adeloje, Karrica

TRAJNER: Arian Bellai

EGNATIA: Dajsinani, Xheferson, Xhemajli, Sota, Fangaj, Aleksi, Fernando, Ruçi, Albanese, Selmani, Buriç

TRAJNER: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL