VIDEO/ Egnatia bën lojën, golin e shënon Partizani! Të kuqtë fitojnë takimin e parë të Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2025 | 23:56

VIDEO/ Egnatia bën lojën, golin e shënon Partizani! Të kuqtë fitojnë takimin e parë të Kupës

“Kura” Gega vazhdon të japë efekt te Partizani. Pas fitores në kampionat, të kuqtë kanë gjetur një fitore shumë të rëndësishme edhe në Kupën e Shqipërisë, teksa kanë mundur në transfertë me shifrat 1-0 Egnatian.

bandicam 2025-04-03 20-43-19-286

Në fakt ishte ekipi vendas që dominoi ndeshjen, sa i përket mbajtjes së topit dhe rasteve të krijuara, ndërsa Partizani dukej shpesh i kënaqur edhe me një barazim për mënyrën se si po shkonte loja. Por një kundërsulm në minutat e fundit solli penalltinë e fituar dhe transformuar nga Keko, që i mjaftoi për një sukses minimal 1-0 që i jep një avantazh të vogël për kalimin në finale.

EGNATIA-PARTIZANI 0-1
85′ (p) Keko

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’+6’ Mundësi e mirë për të shënuar e Partizanit, Zeka nga e djathta gjuan por çon sferën në duart e Dajsinanit.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Gabim i rëndë i Aleksit i cili pason me kokë për portierin, Keko kupton gjithçka dhe devijon para Dajsinanit, duke çuar sferën mbi traversë.

85’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Keko me penallti (VIDEO).

83’ Sota merr vendin e Ujkës në radhët e Egnatias.

81’ Penallti për Partizanin! Një kundërsulm i shpejtë nxjerr Kekon të vetëm pranë portës, me sulmuesin i cili rrëzohet në zonë pas kontaktit me Zejnullain. Gjyqtari nuk heziton e bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

79’ Në vijimin e një goditje këndi, topi harkohet në zonën e të kuqve ku Alijev gjuan me kokë, por gjen Hoxhën të gatshëm. (VIDEO)

72’ Mehmeti dhe Osmanllari hyjnë në fushë në vend të Mintongos dhe Padstrelau në radhët e Partizanit.

68’ Zejnullai i sapofutur në fushë lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës që kalon mbi traversë. (VIDEO)

67’ Top i gjatë i Ujkës për Fernandon i cili kontrollon mirë në të majtën, gjuan dhe gjen përgjigjen e Hoxhës i cili devijon në këndore. (VIDEO)

66’ Zejnullai, Guindo dhe Jahaja marrin vendin e Bakajoko, Lushkjes dhe Kasës në radhët e Egnatias.

60’ Kote merr vendin e Taipit në radhët e Partizanit.

58’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, sfera shkon te Bakajoko i cili gjuan me kokë por topi ndalet në shtyllë. (VIDEO)

57’ Një harkim nga e majta gjen Bakajoko në shtyllën e dytë, goditja e tij devijohet nga Padstrelau në këndore. (VIDEO)

54’ Eleke i lë vendin në fushë Kekos në radhët e Partizanit.

47’-49’ Ndeshja ndërpritet pasi një fishekzjarr i hedhur nga tribuna i shkakton probleme Bytyçit, i cili ka nevojë për ndihmën mjekësore. (VIDEO)

46’ Bakajoko shmang një mbrojtës dhe gjen hapësirën të gjuajë, jo portën e Hoxhës me tentativën e tij. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te të kuqtë, pasi Zeka merr vendin e Bintsuka.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Tjetër mundësi e mirë për vendasit, kur pas një harkimi të Fernandos, Kasa ka mundësinë të gjuajë me kokë, por çon sferën në duart e Hoxhës. (VIDEO)

38’ Pas një aksioni nga e djathta, topi shkon te Fernando i cili ka një penallti në ecje e sipër, por gjuajtja e tij ndalet nga Hoxha. Më pas Ujka gjuan në mënyrë të gabuar jashtë. (VIDEO)

36’ Xhemajli del në sulm dhe lëshon një top në thellësi për Kasën, Buxhelaj kupton gjithçka dhe ul sferën për Hoxhën.

27’ Vendasit kanë më shumë kontrollin e topit në këto minuta. Mungojnë gjuajtjet e rrezikshme drejt portës së Hoxhës, pasi aksionet thyhen pranë zonës së të kuqve.

20‘ Padstrelau nga e majta nis topin në qendër, një devijim e kthen rrezikshëm atë drejt portës me sferën që përplaset në traversë e shkon jashtë. (VIDEO)

16’ Kasa niset në të djathtën, pasimi i tij në qendër ndalet nga Domgjoni i cili e çon në këndore.

14’ Taipi harkon topin në zonë, Dajsinani grushton dhe largon sferën.

10’ Bytyçi ul topin për Hoxhën, Bakajoko mundohet të përfitojë por shkakton faull ndaj portierit. (VIDEO)

5’ Ujka provon nga ana tjetër nga jashtë zonës, gjuajtja e tij shkon shumë larg portës së të kuqve.

3’ Mintongo nis një kundërsulm nga e majta, pason për Padstrealau i cili gjuan në kufijtë e zonës por në mënyrë shumë të gabuar. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Rrogozhinë. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani, Dulis, Xhemajli, Aljev, Fangaj, Aleksi, Fernando, Kasa, Ujka, Lushkja, Bakajoko.
Trajner: Edlir Tetova

PARTIZANI: Hoxha, Bytyçi, Preka, Domgjoni, Buxhelaj, Mintongo, Ismaili, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Eleke.
Trajner: Skënder Gega

WhatsApp Image 2025-04-03 at 6.45.23 PM

PANORAMASPORT.AL