VIDEO/ Dy penallti nuk i mjaftojnë, kundërshtari i skuadrës së Superiores në Europë ndalet në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2025 | 19:05

VIDEO/ Dy penallti nuk i mjaftojnë, kundërshtari i skuadrës së Superiores në Europë ndalet në kampionat

Skuadra e Vllaznisë e ka nisur që sot monitorimin e skuadrës me të cilën luan në Ligën e Konferencës, pasi BFC Daugavpils është në aktivitet në kampionatin e Letonisë i cili është mes aktiviteteve “verore” pasi nuk mund të zhvillohen gjatë muajve të dimrit për shkak të kushteve atmosferike.

bandicam 2025-06-17 18-51-52-260

Skuadra letoneze ka luajtur sot në transfertë ndaj Meta, në javën e 18 të kampionatit, duke e mbyllur takimin me shifrat 2-2 për të mbetur në vendin e 6 në renditje.

Kundërshtari i Vllaznisë e pa veten dy herë në avantazh me anë të penalltive të Diallo, në fillimin e ndeshjes dhe në shtesën e pjesës së parë, por në të dy raste u arrit nga ekipi vendas.

Goli i parë i Diallo (VIDEO)

Goli i dytë i Diallo (VIDEO)

Kështu, në fund u desh të kënaqej me një pikë e që e mban përsëri në mesin e tabelës së klasifikimit.

PANORAMASPORT.AL