VIDEO/ “Dy penallti dhe një i kuq i falur”, klubi i Superiores proteston ndaj gjyqtarëve: Tre momente që ndryshojnë ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2026 | 19:44

VIDEO/ “Dy penallti dhe një i kuq i falur”, klubi i Superiores proteston ndaj gjyqtarëve: Tre momente që ndryshojnë ndeshjen

Klubi i Bylisit ndjehet i dëmtuar nga gjyqtarët në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Elbasanit, të përfunduar me shifrat 1-1. Ballshiotët kanë ankesa për mënyrën se si është drejtuar ndeshja nga kryesori Indrit Myrtja si dhe nga Adrian Beqiraj në VAR, për ngjarje të veçanta.

elbasani bylis

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Bylisi rreshton tre raste. I pari është ai ku nuk është dhënë penallti në favor të Kamara pas një ndërhyrje të dukshme në zonë ndaj tij. Një rast që Myrtja e la të kalonte dhe as nuk u thirr nga VAR-i të shihte pamjet, edhe pse bëhej fjalë për një episod të dukshëm penalltie.

Më pas është rasti i dytë, ai i penalltisë që u akordua për ballshiotët, por për të cilin ata kërkonin edhe kartonin e kuq për Olberkis si lojtar i fundit.

Dhe më pas është rasti i tretë ku pretendohet për një penallti të shkaktuar ndaj Pedros nga Manellari në zonën e verdhebluve.

“Dy penallti të mohuara. Një e kuqe e falur. Tre momente që ndryshojnë ndeshjen”, ishte komenti i ballshiotëve për rastet në fjalë.

sdfdfsfsdfsdfsdfsd

PANORAMASPORT.AL