VIDEO/ Duel me emocione dhe tension deri në sekondën e fundit, Besa fiton mes drithërimave përballë Luftëtarit
Besa është kthyer në zonën e play-off në Kategorinë e Parë, pasi i ka dhënë fund serisë prej tre humbjesh radhazi me fitoren dramatike 3-2 në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas.

Skuadra kavajase dukej se kishte gjithçka nën kontroll pas pjesës së parë ku golat e Çinendu dhe Kapos i dhanë një avantazh të dyfishtë përballë vendasve. Por gjirokastritët reaguan në pjesën e dytë dhe me anë të Nianguila dhe Çerenit, ia dolën të barazonin shifrat.
Kavajasit mbetën me 10 lojtarë pasi Spahiu u ndëshkua me të kuq, por nuk ndalën sulmet dhe gjetën golin e 3-2 në minutën e 90 me Çinendu i cili u ndëshkua me të kuq më pas për festimin e tij. Gjithsesi, Besa ia doli të ruante avantazhin deri në fund dhe mori tre pikë të arta, ndërsa Luftëtari e sheh gjithnjë e më pranë kthimin në Kategorinë e Dytë.
LUFTËTARI – BESA 2-3
55′ Nianguila, 74′ Cereni / 24’, 90′ Çinendu, 45’+1′ Kapo
Goli i dytë i Cinendu (VIDEO)
Goli i Cerenit (VIDEO)
Goli i Nianguila (VIDEO)
Goli i Kapo (VIDEO)
Goli i Çinendu (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













