VIDEO/ Drejtori i Egnatias thumbon FSHF-në pas dënimit të Tetovës me “ligjin dhe Maliqin”: Nuk kemi asnjë ankesë… na vret Zoti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2026 | 23:29

VIDEO/ Drejtori i Egnatias thumbon FSHF-në pas dënimit të Tetovës me “ligjin dhe Maliqin”: Nuk kemi asnjë ankesë… na vret Zoti

Drejtori sportiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj, i është kthyer rrjeteve sociale me thumbimet e tij të zakonshme. Edhe pse nuk përmend emra konkret, në postimin e radhës shihet qartësisht se ka një mesazh që i drejtohet FSHF-së për dënimin e Edlir Tetovës.

MixCollage-05-Feb-2026-11-28-PM-8157

Ky i fundit u ndëshkua me një gjobë të majmë nga Komisioni i Disiplinës, pasi kritikoi publikisht në disa ndeshje radhazi gjyqtarët. Një dënim që nuk kishte ndodhur më parë në këtë sezon, edhe pse trajnerë të tjerë si Tetova kishin shprehur hapur pakënaqësitë e tyre për mënyrën se si po gjykoheshin duke akuzuar se po sulmoheshin me qëllim nga gjyqtarët.

Zenelaj publikoi në rrjetet sociale një skenë të famshme të filmit “Përrallë nga e kaluara”, pjesën e “ligjit dhe Maliqit”, duke vendosur vetë komentin “Nuk kemi asnjë ankesë… na vret Zoti”.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL