VIDEO/ “Djepi i futbollit shqiptar”, Vllaznia u dhuron emocione tifozëve për 106 vjetorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2025 | 21:27

VIDEO/ “Djepi i futbollit shqiptar”, Vllaznia u dhuron emocione tifozëve për 106 vjetorin

KF Vllaznia ka festuar sot përvjetorin. Plot 106 vite për kuqeblutë, që kanë dhe klubin e parë të futbollit në Shqipëri.

Screenshot 2025-02-16 212430

Me këtë rast, kuqeblutë kanë menduar të publikojnë këngën: “Vllaznia Jonë”.

“Shoqnija “Vllaznia” e krijuar 106 vjet ma parë, në përbamje të saj nuk kishte vetëm sportin. Arti ishte një nga pikat më të forta dhe pikërisht për këtë arsye, sot me rastin e ditëlindjes së saj, “Nderi i Kombit” Bujar Qamili dhe presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi u bajnë dhuratë tifozave kuqeblu këngën më të re, kushtuar skuadrës më të vjetër në historinë e futbollit shqiptar”, shkruhet në postimin e Vllaznisë.

Në historinë e saj, qyteti i Shkodrës që konsiderohet dhe “Djepi i futbollit shqiptar” numëron 9 tituj kampion, 8 Kupa dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL