VIDEO/ Debutuesit shënojnë 3 gola në 7 minuta, Elbasani thellon krizën e Teutës dhe nuk i ndahet kreut
Elbasani nuk ka ndalur hapin në ndjekje të Vllaznisë, duke kthyer brenda pak orësh përsëri në 3 pikë diferencën nga kryesuesit e Superiores.

Verdheblutë kanë mundur me shifrat 2-1 Teutën në “Elbasan Arena”, në një ndeshje e cila u ndez në momente të veçanta. Në startin e saj ishte Teuta që iu afrua golit, duke goditur edhe shtyllën e portës së Totoshit i cili u detyrua të bënte disa pritje. Më pas kontrollin e mori Elbasani, por pa krijuar shumë raste para Selmanit.
Në fraksionin e dytë, loja ishte e ekuilibruar, por me zëvendësimet që rezultuan vendimtare për fatin e saj. Nga një anë, Gonçalves debutues, sapo u fut në lojë i dha avantazhin ekipit durrsak.
Por brenda pak minutash, debutuesi Boje i Elbasanit, shënoi dy herë në portën e Selmanit, duke ndryshuar plotësisht rrjedhën e ndeshjes dhe duke i dhënë suksesin 2-1 ekipit të tij.
Kështu, Elbasani vazhdon të ruajë vendin e dytë, ndërsa thellohet kriza e Teutës e cila regjistron tashmë 10 ndeshje pa fitore në Superiore.
ELBASANI-TEUTA 2-1
73′, 75′ Boje / 68′ Gonçalves
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Elbasanit.
90’+1’ Një goditje dënimi e Diallo harkohet te Lleshi i cili gjuan me kokë duke çuar sferën në qendër në duart e Selmanit. (VIDEO)
90′ Jepen 6 minuta shtesë.
89’ Azemoviç hyn në fushë në radhët e Elbasanit në vend të Lulajt i cili ka probleme fizike.
88’ Fofana merr vendin e Arifit në fushën e lojës në radhët e Teutës.
86’ Diallo niset në kundërsulm, lëshon një gjuajtje të fortë me të djathtën e cila grushtohet nga Selmani. (VIDEO)
84’ Totoshi ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.
83’ Një harkim nga e djathta arrin Jazxhi në zonë, por devijimi i tij nuk gjen katërkëndorin e Elbasanit. (VIDEO)
82’ Votlai i lë vendin në fushë Kolajt në radhët e Teutës.
75’ GOOOL ELBASANI! Depërtim i jashtëzakonshëm në qendër i Boje i cili i shmanget pozicionit jashtë loje dhe me një goditje të shkëlqyer mposht Selmanin përsëri. (VIDEO)

74’ Loukili dhe Lleshi hyjnë në fushë në vend të Lajthisë dhe Tsague në radhët e Elbasanit.
73’ GOOOL ELBASANI! Lajthia gjuan nga e majta, Selmani grushton por lë sferën aty në qendër ku Boje me shpejtësi shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)
68’ GOOOL TEUTA! Gonçalves përfiton nga një pasim i paguar i Mustës dhe me një gjuajtje të fortë nga distanca mposht Totoshin. (VIDEO)
68’ Boje merr vendin e A. Kasës në radhët e Elbasanit.
65’ Pikërisht i sapofuturi në lojë gjuan me të majtën nga jashtë zonës, sfera shkon jashtë pas një devijimi të Totoshit.
64’ Vila i lë vendin në fushë Gonçalves në radhët e Teutës.
64’ Arifi përfiton nga një pasim mbrapa i gabuar, gjuajtja nuk gjen portën e vendasve. (VIDEO)
62’ Dy gjuajtje radhazi të vendasve ndalen nga Selmani i vëmendshëm.
59’ Lajthia provon nga distanca, topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën e portës së Selmanit. (VIDEO)
53’ Votlai ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Abas.
46’ Pjesa e dytë nis me Ismajlin në vend të Runei në radhët e Teutës.
45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
33’ Manellari nga e djathta harkon në zonë ku Tsague me kokë nuk gjen portën.
28’ Diallo hyn në zonë nga e djathta, kalon edhe Selmanin por pastaj pason në qendër ku nuk është asnjë nga shokët e skuadrës.
21’ Shton trysninë në këto minuta Elbasani, pas një starti më të vrullshëm të Teutës.
16’ Një harkim i Lajthisë nga e majta, shkon direkt në duart e portierit Selmani.
11’ Boçi gjuan nga e djathta e sulmit durrsak, sfera devijohet she shkon në duart e Totoshit.
8’ Një top nga thellësia gjen Tsague i cili fiton duelin me Jazxhi dhe gjuan, por duke çuar sferën mbi traversën e portës së Selmanit. (VIDEO)
5’ Përsëri gjuajtje e Arifit në kufijtë e zonës, Totoshi i vëmendshëm shpëton portën. (VIDEO)
4’ Pas një goditje këndi, topi shkon në zonë vendase ku një goditje me kokë devijohet nga Tsague e më pas shtylla shpëton Elbasanin. (VIDEO)
3’ Një harkim nga e djathta gjen Arifin i cili me kokë gjuan por gjen përgjigjen e Totoshit. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
Elbasani: Totoshi; Olberkis, Lulaj, Tsage, Lajthia, Ibrahim, A. Kasa, Manellari, Musta, Lila, Diallo
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Teuta: Selmani; Jazxhi, Maçolli, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Runi, Arifi, Toli, Vila, Votlai
Trajner: Enkelejd Dobi
PANORAMASPORT.AL













