VIDEO/ “Çmenduri” në Vorë, Partizani merr pikë me 10 lojtarë dhe gol në minutën e 95-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2026 | 23:57

VIDEO/ “Çmenduri” në Vorë, Partizani merr pikë me 10 lojtarë dhe gol në minutën e 95-të

Ndeshja mes Vorës dhe Partizanit ka prodhuar emocione në javën 28 të Abissnet Superiore. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 2, ndërsa golat u shënuan në limitet e secilës pjesë loje.

bandicam 2026-03-15 17-00-57-540

Ishte një barazim i çmendur për të kuqtë, që në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë e panë veten në disavantazh të dy golave. Për Vorën shënoi Luis Felipe dhe Çibuike.

Në frymën e fundit të fraksionit të parë ishte Doumbia, që ktheu Partizanin në lojë. Ky i fundit la të kuqtë me 10 lojtarë në minutën e 90-të.

Partizani i Kërnajës nuk u dorëzua, ndërsa i erdhi në avantazh autogoli i Çibuikes në minutën e 95-të. Të kuqtë kanë 7 javë që nuk e provojnë shijen e humbjes në kampionat. Vora ndërkohë regjistron nëntë ndeshje pa fitore.

Partizani është 9 pikë larg kreut, që mbahet nga Vllaznia dhe Elbasani. Në anën tjetër vendi i katërt në “Final Four” mbetet i të kuqve.

Vora rimerr vendin e shtatë në renditje. Aktualisht numëron po aq pikë sa Bylisi i vendit të tetë dhe 3 pikë më shumë se Tirana me Flamurtarin.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

VORA 2-2 PARTIZANI

43′ Luis Felipe, 45+2′ Çibuike – 45+7′ Doumbia, 90+5′(ag) Çibuike

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet ndeshja, Vora 2-2 Partizani.

90+7′ Zuna merr vendin e Dakës te Vora.

90+5′ GOOOL! Vora 2-2 Partizani/ Autogol i Çibuikes, të kuqtë barazojnë me 10 lojtarë. (VIDEO)

90+2′ Qirko ndal goditjen e Vrapit. (VIDEO)

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

90′ Doumbia ndëshkohet me karton të kuq te Partizani, pas faullit si lojtar i fundit ndaj Kasallës. Fillimisht Shahini jep të verdhë, pas rishikimit me VAR jep të kuq. (VIDEO)

89′ Kashari, Doumbia dhe Kasalla ndëshkohen me karton të verdhë.

88′ Vinicius dhe Sefa aktivizohen te Vora, marrin vendin Kasharit dhe Bajramajt.

85′ Partizani kërkon penallti, ndërsa Klodian Shahini dhe VAR nuk mendojnë njësoj. Më pas Vora tund rrjetën, por duke qenë në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

bandicam 2026-03-15 16-52-44-988

81′ Daka nuk ia del të shënojë golin e tretë. Vora drithëron Partizanin. (VIDEO)

77′ Barjamaj ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.

73′ Janjeva merr vendin e Sembenes, Sidibe i lë vendin Muratajt te Partizani. Ulen forcat në sulm nga Kërnaja.

73′ Tabaku ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.

72′ Goditje qëndrore e Kasallës. Qirko pret pa problem.

70′ Sembene ndëshkohet me karton të verdhë.

69′ Largohen Fazlagiç dhe Luis Felipe te Vora. Aktivizohen Tabaku dhe Adeloje.

69′ Kontreras humbet një rast të mirë për të rikthyer baraspeshën. Topi i goditur me kokë përfundon jashtë. (VIDEO)

63′ Partizani aktivizon Kontreras dhe Qakën. Largohet Toma dhe Ismaili.

60′ Vora shfaqet rrezikshëm në zonën e Partizanit. Është Sembene që e largon topin në këndore. Rebaj provon pas harkimit nga këndorja, por gjuajtja e tij  është për t’u harruar. (VIDEO)

59′ Tjetër gjuajtje për t’u haruar nga Hjumen. Topi përfundon larg portës së mbrojtur nga Harizaj.

54′-56′ Shabani fiton faull pranë zonës së mbrojtur nga Harizaj. Ka tension mes lojtarëve. Hjumen më pas nuk gjuan si duhet. (VIDEO)

52′ Luis Felipe nuk e shfrytëzon si duhet kundërsulmin te Vora. Topi rinis nga Qirko.

46′ Nis pjesa e dytë.

45+9′ Mbyllet pjesa e parë, Vora 2-1 Partizani.

45+7′ GOOOL! Vora 2-1 Partizani/ Doumbia rikthen në lojë Partizanin. Supergol nga jashtë zone i mesfushorit. (VIDEO)

45+2′ GOOOL! Vora 2-0 Partizani/ Shtangen “demat”, vjen edhe goli i dytë për vendësit nga Çibuike. Fillimisht anësori e konsideron pozicion jashtë loje, më pas është VAR që pas 3 minutash e konfirmon si gol të rregullt. Sërish mbrojtja e Partizanit është inekzistente. (VIDEO)

Screenshot 2026-03-15 160538

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ Sidibe ndalet nga Harizaj. Sulmuesi i Partizanit provoi supergolin.

44′ Kërnaja ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

42′ GOOOL! Vora 1-0 Partizani/ Vora kalon në avantazh falë Luis Felipes. Të kuqtë tregohen inekzistentë në mbrojtje. Kërnaja proteston për faull të shkaktuar nga Vora, para se të niste aksioni ku u fitua këndorja. (VIDEO)

38′ Goditje për t’u harruar nga distanca e Doumbias. Topi përfundon jashtë.

37′ Vrapi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

35′ Partizani tenton golin direkt nga këndorja. Portieri Harizajt devijon topin.

32′ Vora kontrollon lojën duke mbajtur 61% topin, kundrejt 39% të Partizanit. Dhe me tre tentativa drejt portës janë vorakët që kanë provuar më tepër.

30′ Martinez largon topin, ndërsa Kasalla rrëshqet në zonën e Partizanit.

29′ Sfida vijon të jetë e balancuar. Mungon fantazia për të shkuar te goli.

24′ Atanaskoski bllokon goditjen e Bardhit. Ky i fundit gjuajti tokazi duke tentuar të befasojë.

21′ Rast i mirë për Vorën. Daka nuk ia del të godasë si duhet. Sfida vijon pa gola. (VIDEO)

15′ Hjumen del me shpejtësi në mesfushën e Vorën. Gabon te pasimi për Tomën dhe topi përfundon jashtë.

14′ Barjamaj hedh një top në zonën e Partizanit, por Luis Felipe nuk ia kupton idenë. Vora mundohet të tregohet e rrezikshme.

10′ Toma në pozicion të parregullt futet në zonën e Vorës. Anësori sinjalizon pas mbarimit të aksionit. (VIDEO)

7′ Fadairo merr ndihmën e stafit mjekësor te Partizani. Duhet të largohet nga fusha e blertë. Vendin e tij e merr Shabani.

1′ Nis ndeshja në Vorë.

FORMACIONET ZYRTARE

Vora: Harizaj; Repaj, Vrapi, Çibuike, Barjamaj, Kashari, Fazlagiç, Luis Felipe, Daka, Kasalla, Bardhi

Trajner: Arjan Bellaj

Partizani: Qirko; Atanaskoski, Bytyçi, Sembene, Martinez, Ismaili, Doumbia, Hjumen, Fadairo, Toma, Sidibe

Trajner: Oltijon Kërnaja

PANORAMASPORT.AL