VIDEO/ “Ça po bën aty?”, Sindi argëtohet me Kërnajën dhe fton tifozët e Partizanit me “Bella Ciao” në sfond

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2026 | 21:48

VIDEO/ “Ça po bën aty?”, Sindi argëtohet me Kërnajën dhe fton tifozët e Partizanit me “Bella Ciao” në sfond

Fitoret radhazi në kampionat dhe kthimi në garën për “Final Four” kanë kthyer edhe humorin te Partizani, që shpreson këtë javë të hedhë një tjetër hap para, tashëm në Kupën e Shqipërisë ku përballë ka Elbasanin.

dfgfdgfdgfdgfgddfgfdg

Të kuqtë shpresojnë të kenë stadiumin e mbushur përballë një rivali shumë të fortë dhe kanë gjetur një mënyrë origjinale për të ftuar mbështetësit në ndeshjen e të mërkurës.

Në një klip të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet moderatorja e “Partizani Channel”, Sindi Tusha, teksa luan në fushën e stadiumit “Arena e Demave”.

Më pas atje i bashkohet edhe trajneri Oltijon Kërnaja, me të cilin fton mbështetësit e kuq që të jenë të pranishëm në ndeshjen e kësaj mesjave, duke përshëndetur në fund me të gjithë ekipin e Partizanit dhe me “Bella Ciao” në sfond.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL