VIDEO/ Bylisi nuk e harron lehtë penalltinë e diskutuar të Trashit në fitoren ndaj Flamurtarit: Muriç style!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2026 | 20:56

VIDEO/ Bylisi nuk e harron lehtë penalltinë e diskutuar të Trashit në fitoren ndaj Flamurtarit: Muriç style!

Bylisi ka marrë një shtysë të rëndësishme në fundjavën e kaluar me një fitore ndaj rivalëve direkt të Flamurtarit me shifrat 2-1, një sfidë e cila u zgjidh vetëm në minutat e fundit me penalltinë shumë të diskutuar të shkaktuar nga Trashi.

dfsafadfsadsad

Futbollisti përfundoi i pezulluar nga ekipi i Flamurtarit dhe rreth atij episodi lindën diskutime nga më të ndryshmet. Por në fund kanë qenë Bylisi që ka festuar tre pikët që e ndihmojnë në garën për mbijetesën dhe duket se nuk do ta harrojë lehtë atë moment.

Kësisoj, klubi ka postuar sot edhe një herë pamjet e episodit në rrjetet sociale, duke u ndalur edhe te ekzekutimi perfekt i Muriç, i cili mposhti Atanaskoskin nga pika e bardhë.

“Muriç style”, shkruanin ballshiotët në mesazhin që shoqëronte videon e penalltisë.


View this post on Instagram

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

PANORAMASPORT.AL