VIDEO/ Brdariç shkoi menjëherë te “heroi” i ndeshjes me Dinamon, çfarë ndodhi te Vllaznia pas vërshëllimës përfundimtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2025 | 15:37

VIDEO/ Brdariç shkoi menjëherë te “heroi” i ndeshjes me Dinamon, çfarë ndodhi te Vllaznia pas vërshëllimës përfundimtare

Vllaznia u kualifikua në finalen e madhe të Final Four. Fitorja ndaj Dinamos(2-1) në “Arena Kombëtare”, solli festë të madhe te kampi kuqeblu që beson te titulli kampion pas 24 vitesh pritje.

bandicam 2025-05-05 13-30-06-237

Trajneri Tomas Brdariç u fokusua me Bekim Balajn. Ky i fundit ishte heroi i ndeshjes për shkodranët, pasi shënoi dy gola nga penalltia.

Të gjithë lojtarët u bashkuan me stafin për të festuar në harmoni. Balaj është kryegolashënuesi i futbollit shqiptar në elitë.

Me 19 gola në total për Superioren po udhëheq shkodranët. Vllaznia është në pritje të finalistit tjetër, që do përcaktohet nga Egnatia-Partizani.

Festa e Vllaznisë pas vërshëllimës përfundimtare: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL