VIDEO/ Beshiraj bën heroin për Teutën dhe e mban në Superiore, fati i Tiranës vendoset në javën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2025 | 17:22

VIDEO/ Beshiraj bën heroin për Teutën dhe e mban në Superiore, fati i Tiranës vendoset në javën e fundit

Teuta ka fituar në transfertën me Tiranën me rezultatin minimal 1-0 në “Arena Kombëtare”.

bandicam 2025-04-19 17-24-10-711

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Beshiraj në minutën e 80-të i cili bëri heroin për skuadrën. Tirana pati mundësinë të kalonte në avantazh në minutën e 69-të të sfidës, por Zharmuni gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë triumf Teuta shpëton nga rënia dhe sezonin e ardhshëm do të jetë në Superiore, ndërsa fati i bardhebluve do të vendoset të dielën e ardhshme.

TIRANA 0-1 TEUTA

80′ Beshiraj

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet sfida, fiton Teuta!

90’+3′ Tafas merr karton të verdhë për vonesë loje.

90’+3′ Përgjoni gjuan drejt portës, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

90’+2′ Largohet Vera, në lojë futet Gjumsi.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

80′ GOOOL TEUTA 0-1/ 10 minuta në lojë, Beshiraj trondit Tiranën, por nuk feson golin. (VIDEO)

79′ Largohet Toma, në lojë aktivizohet Kapllani.

77′ Maçolli provon nga distanca, topi fluturon mbi traversë. (VIDEO)

70′ Largohet Çyrbja, në lojë aktivizohet Beshiraj.

69′ Tafa bën heroin sërish duke pritur një top në limite. (VIDEO)

69′ Zharmuni gjuan dhe Tafas pret penalltinë. (VIDEO)

67′ Bajroviç rrëzohet në zonë, Hamiti akordon 11-metërsh. (VIDEO)

65′ Mici dhe Haxhiu largohen nga loja, aktivizohen Bajroviç dhe Marku. (VIDEO)

60′ Rrëmujë në zonë, por nuk ka rivënie anësore për Tiranën. (VIDEO)

58′ Kola merr karton të verdhë pasi shtyn me duar Emiljan Vilën.

57′ Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë pasi një faulli kundër Verës.

51′ Zharmuni provon me kokë, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

49′ Gafë e Teutës, Ndreca merr topin dhe nuk arrin të përfitojë. Futbollisti i Tiranës nuk e shënjestron si duhet portën. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Pjesa e parë mbyllet pa gola!

45’+1′ Mici nxjerr një top fantastik, Ndreca shpërdoron sërish një mundësi të artë. (VIDEO)

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Rafael kroson në zonë, mbrojtja e nxjerr topin jashtë.

40′ Vera pason një top të mirë për Ndrecën, ky i fundit godet por Tafas bën detyrën duke bërë një pritje fantastike. (VIDEO)

39′ Tirana provon një kundërsulm me Zharmuni, por në fund nuk finalizohet asgjë. (VIDEO)

36′ Përgjoni kroson një top në zonë për Ndrecën, por Çyrbja ndërhyn saktë dhe largon rrezikun nga porta e Tafas. (VIDEO)

34′ Toma del përpara me topin, por loja ndalet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

32′ Rafael provon fluturimthi, topi shkon jashtë. (VIDEO)

25’ Harkim nga e djathta e sulmit të Tiranës, topi shkon te Përgjoni i cili sheh gjuajtjen e tij të devijohet mbi traversë nga Jazxhi. (VIDEO)

22’ Zharmuni në zonë kalon topin te Soler, i cili nuk ia del të gjuajë pak hapa larg portës dhe mbrojtja largon. (VIDEO)

20’ Teuta pretendon për prekje topi me dorë në zonë pas një krosimi të Krujës, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

16’ Vera harkon në zonë nga e djathta, Ndreca nuk arrin në shtyllën e dytë që të shtyjë sferën në portë. (VIDEO)

12’ Vetëm Tirana në sulm në këto minuta, presing i lartë i bardhebluve që nuk arrijnë gjithsesi të gjuajnë në portë.

5′ Rast i mirë me Haxhiun, i cili nuk shënjestron si duhet portën. Në fund sinjalizohet për pozicion jashtë loje.

1′ Nis ndeshja.

(VIDEO NGA BRENDA STADIUMIT)

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Selmani, Vera, Mici, Dembele, Soler, Rafael, Haxhiu, Përgjoni, Ndreca, Kola, Zharmuni

Trajner: Bledi Shkëmbi

TEUTA: Tafas, Jazxhi, Zhongo, Maçolli, Boçi, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Çyrbja, Vila

Trajner: Bledar Hodo

ddfsdg

PANORAMASPORT.AL