VIDEO/ Barazim historik për Kuraçaon, portieri 37-vjeçar vendos rekord me 15 pritje në Botëror
Kuraçao mori pikën e parë në Kupën e Botës, pasi një performancë e jashtëzakonshme nga portieri Eloi Rum që ia doli të mbante portën e paprekur kundër Ekuadorit.

Portieri i Miami FC, Rum, realizoi një rekord prej 15 pritjesh duke i zmbrapsur ekipin e Amerikës së Jugut.
37-vjeçari ishte në një formë mahnitëse, duke barazuar rekordin e portierit të SHBA-së, Tim Hoëard, për më shumë pritje në një ndeshje të Kupës së Botës.
Hoëard bëri 15 pritje kundër Belgjikës në vitin 2014, në një ndeshje që shkoi në kohë shtesë (duke pësuar gjithashtu dy gola në humbjen 2-1) – por ndeshja e paprekur e Rum i siguroi ekipit të Dik Advokat një barazim historik.
Ekuadori ndodhet në vendin e 3-të të grupit E me 1 pikë, po ashtu edhe Kuraçao me 1 pikë por në vendin e katërt.
SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
PANORAMASPORT.AL













