VËZHGIMI/ Askush si Vllaznia, nga sezoni i kaluar në Final Four kanë mbetur… 17 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2025 | 15:53

VËZHGIMI/ Askush si Vllaznia, nga sezoni i kaluar në Final Four kanë mbetur… 17 lojtarë

Vllaznia do të luajë për të dytin sezon radhazi në Final Four. Kuqeblutë janë sërish nën drejtimin e Tomas Brdariç dhe sfida gjysmëfinale i gjen përballë Dinamos.

vllaznia

Kjo do të jetë ndeshja e parë gjysmëfinale e Final Four, që nis pikërisht të dielën në orën 20:00. Vllaznia ia ka dalë që të ruajë pjesën më të madhe të grupit nga sezoni i kaluar, si asnjë skuadër tjetër.

Nga një vëzhgim i “Panorama Sport”, rezulton se 17 lojtarë të grumbulluar nga Vllaznia përpara një viti në Final Four, janë sërish pjesë e saj. Disa prej tyre të afruar nga akademia. Nga Final Four i sezonit të kaluar, as Partizani dhe as Egnatia nuk ka ruajtur po kaq lojtarë.

Objektiv i vetëm mbetet titulli kampion, pas 24 vitesh pritje. Ndaj Dinamos qëndron avantazhi i barazimit, i cili i dërgon në finale pasi mbyllën kampionatin në vendin e dytë.

Nga porta në sulm: Qarri, Jukaj; Juriç, Stojanoviç, Beci, Pusi, Jago, Brahimi, Sala; Krymi; Gruda, Balaj, Mala, Delaj, Çoba, Dodaj, Halili

E.LOCI-PANORAMASPORT.AL